Nikos Kazantzakis

Niko Kazantzakis është absolutisht një nga autorët dhe filozofët më të rëndësishëm të përkthyer nga greqishtja në shqip.

Niko Kazantzakis ka lindur më 18 shkurt të vitit 1883 në Heraklion të Greqisë nën Perandorinë Osmane dhe e mbylli jetën më 26 tetor të vitit 1957 në Frajburg të Gjermanisë. Është absolutisht një nga autorët dhe filozofët më të rëndësishëm të përkthyer nga greqishtja.


Nuk ishte shumë i njohur deri më 1964, kur Michael Cacoyannis, realizoi filmin, “Zorba, greku”, bazuar në romanin e tij dhe përkthyer dhe në anglisht me të njëjtin titull. Në fakt dhe para kësaj jo se ishte aq i panjohur.


Më 1946, Shoqëria e Shkrimtarëve Grekë, e rekomandoi atë bashkë me Angelos Sikelianos për Çmimin në Letërsi. Më 1957, ai e humbi çmimin para Albert Camy, për vetëm me një votë.


Më vonë shkrimtari francez do të thoshte me modesti dhe shumë respekt se “Kazantzakis e meritonte njëqind herë më shumë” sesa ai vetë. Më 1957, ndërsa vuante nga leuçemia, bëri dhe një udhëtim të fundit në Kinë dhe Japoni.


Por, kur u kthye ishte shumë i sëmurë dhe do të dërgohej menjëherë në Frajburg të Gjermanisë, ku vdiq.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Asketika”, traktat i udhakimit të shpirtit human drejt përparimit, nën njësimin e një materializmi të skajshëm dhe idealizmi romantik, ashtu si krejt vepra e tij, gjer te teksti i fundit i tij “Udhëtim në Malin e Shenjtë” (botim Zenit, 2013), përbashkon dy skajet: nisjen e tij kah e përpjeta reale e jetës si dhe përpjekjes spirituale deri në fund të saj.

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Nikos Kazanzakis paraqet një realitet dhe personazhe të cilat janë tipike ballkanike: Ai fshikullon me fjalën therëse edhe klerikët dallkaukë përmes skenave makrabe, por njëherësh shfaq mjeshtri në përshkrimet poetike dhe konstruktet gjuhësore

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Nga gjigandi i letërsisë moderne greke vijnë përshtypjet nga udhëtimi i tij në Kinë dhe Japoni në vitin 1935.

    700 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra