Philip K. Dick (1928-1982) shkroi 121 tregime dhe 45 romane dhe konsiderohet ndër shkrimtarët më vizionarë të shekullit XX
Philip K. Dick (1928-1982) shkroi 121 tregime dhe 45 romane dhe konsiderohet ndër shkrimtarët më vizionarë të shekullit XX. Temat e identitetit njerëzor dhe natyrës së realitetit e përshkojnë të gjithë këtë krijimtari voluminoze. Më 1974 ai përjetoi një sërë përvojash fetare që i dhanë një kthesë të fortë metafizike veprës së tij.
Dick është ndër figurat më me ndikim në pop-kulturën bashkëkohore, duke shërbyer si frymëzim apo referencë në letërsi, kinematografi, filozofi. Janë të shumtë romanet dhe tregimet e autorit që janë kthyer në filma apo seriale, ndër të cilët: Blade Runner (1982), Total Recall (1990; 2012), Minority Report (2002), The Adjustment Bureau (2011), The Man in the High Castle (2015-).
Jean Baudrillard, John Gray, Slavoj Žižek, Frederic Jameson janë vetëm disa nga autorët e provokuar nga idetë e PKD, apo që kanë shkruar rreth tij dhe veprës së tij.
Nuk ka libra për këtë autor