Këtu bëjnë pjesë: Allegretto Albania , Putargat e thata, Minuta e fundit, një engjëll në katin e njëmbëdhjetë, I'm from Albania, Mbaje deren hapur
... Te satira politike e Fishtës, përmbajtja paraqitet si një rast ose si lehtësi për një lloj të veçantë të ushtrimit formal të gjuhes. Në këtë kuptim edhe vepra “Gomari i Babatasit” nuk mund të jëtë një alegori e tranzicionit apo e transdiktaturave, përkundrazi, janë tranzicioni dhe transdiktaturat ato që vazhdojnë ta bëjnë alegorike veprën.
“Një antologji e vogël e jetës” vjen tamam në kohën kur jeta dhe vdekja, që prej Luftës së Dytë Botërore, para 75 vjetëve e deri më sot, nuk kanë qenë ndonjëherë më afër. Nuk kanë qenë ndonjëherë më të miqësuar dhe më bashkëudhëtarë. Konsiderohet nga ato libra xhepi, për të dy xhepat e xhaketës. Shkojnë bashkë, ecin bashkë dhe lexohen bashkë…
“Një Antologji e vogël e vdekjes” vjen tamam në kohën kur jeta dhe vdekja, që prej Luftës së Dytë Botërore, para 75 vjetëve e deri më sot, nuk kanë qenë ndonjëherë më afër. Nuk kanë qenë ndonjëherë më të miqësuar dhe më bashkëudhëtarë. Konsiderohet nga ato libra xhepi, për të dy xhepat e xhaketës. Shkojnë bashkë, ecin bashkë dhe lexohen bashkë…
Një autor postmodern në një Shqipëri postkomuniste, Çapaliku prek të gjitha zhanret, duke i përzier me mjeshtëri dhe shije, veçanërisht në teatrin e tij. Ndërkaq romanet e tij në përgjithësi nuk ndjekin linjën narrative të një personazhi të caktuar.
Tri këngë dashurie, Ftesë për darkë, Kulla e Babelit, Utopos Këpucët. Kjo është një përmbledhje dramash nga një prej përfaqësuesit më të suksesshëm të dramës së re shqiptare. Në këtë vëllim përmblidhen drama të vlerësuara me çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Një libër me komedi që sjell dramatikën e realitetit shqiptar, zhgënjimet dhe sfidat e vetëdijes sëautorit për ti rezistuar epidemive të kohës
Stefan Çapaliku kësaj radhe rikthehet te proza e gjatë me një roman autobiografik, ku subjekt të rrëfimit ka momentin e prishjes së institucioneve të kultit, në vitin 1967. Ngjarjet zhvillohen në qytetin verior të Shkodrës. Romani është një dëshmi letrare e trupit, shpirtit dhe mendjes së qytetit, përgjatë një prej lëngatave të tij më të pashpresa. Shiko...
Pas botimit ne tre vellime te ndara, trilogjia “Secili cmendet sipas menyres se vet” vjen ne nje botim te plote, hardcaver, per te gjithe te pasionuarit e kesaj sage te bukur shkodrane, shkruar plot sqim dhe detaje nga studiuesi dhe shkrimtari Stefan Çapaliku....
Dramaturgu Stefan Çapaliku rrëfen përmes një monografie “Serafin Fankon, si Felin i teatrit shqiptar”. Teksa na tregon se njohja e tij profesionale me artistin shkodran ka nis në vitin 1994, me dramën “Gjurmë mbi borë” e më pas me “Ftesë në darkë”, shpjegon edhe arsyet se përse për të, Fanko ka qenë një artist i kalibrit evropian.
Libri që ju prezantohet asht i tani polifonik, koral. Gjenden në të zanet e shumë njerëzve që kanë nda me Teftën eksperienca thellësisht personale.
Te ky koleksion tregimesh, të shkruara përgjatë një çerek shekulli, banoj unë, miqtë, hera herës armiqtë, të dashurit, dhe gjithë ato që do doja t’i kisha gjatë rrugës. Në to rri një njeri i brishtë, ëndrrimtar, i dashuruar, aventurier, i heshtur, i dëshpëruar, nervoz dhe lumturisht i gënjyer.