Roland Gjoza është vlerësuar me shumë çmime lertare, ndër të tjerë, edhe me çrnime nga konkursi për roman kombëtar i Botimeve BUZUKU “Darka mistike” (2000, çmimi i dytë) “Virgjëresha (2002, çmimi i dytë) dhe “Gruaja që s’vë të kuq buzësh” (2016, çmim i parë).
Roland Gjoza ka lindur në Tiranë në vitin 1950; ka mbaruar studimet universitare për Letërsi – Gjuhë Shqipe në Tiranë. Pas tetë vjet pune si arsimtar në një nga rrethet më të vështira të vendit (Pukë), emërohet redaktor në Kinostudion "Shqipëria e Re" dhe, më pas, si skenarist realizoi shumë filma artistikë dhe dokumentarë.
Shpërthimet letrare të Gjozës, të cilat e shquajnë si njërin nga shkrimtarët shqiptarë të veçantë të ditëve tona, i gjejmë tek një duzinë veprash: poezi, prozë (trgime, novela, romane), ese.
Roland Gjoza është vlerësuar me shumë çmime lertare, ndër të tjerë, edhe me çrnime nga konkursi për roman kombëtar i Botimeve BUZUKU “Darka mistike” (2000, çmimi i dytë) “Virgjëresha (2002, çmimi i dytë) dhe “Gruaja që s’vë të kuq buzësh” (2016, çmim i parë).
Tregimet e Roland Gjozës, poezitë, romanet, novelat, esetë e mahnitshme, japin vlerë dhe ngrenë lart personazhin e tij të këndshëm. Kushdo mund ta njoh aty veten, duke vlerësuar një përgjithësim të mrekullueshëm. Rrallëkush mund ta përjetojë një vlerë të tillë. Në krijimtarinë e tij nuk gjen një lajthitje (edhe sikur të jetë presje!). Sështë fjala se ka...
Ky roman u shkrua pas një udhëtimi dashurie në Paris. Ishin ditë të trazuara; një Shqipëri e traumatizuar nga ngjarjet e '97-ës dhe një Paris i qetë marsi me një shi të kaltër që binte vazhdimisht.
Roland Gjoza vjen me një tjetër roman, të suksesshëm. Franci, ku “baron shqiptar, i errësirës së dorës së hekurt, do të gjejë shpërtim midis kaosit dhe ëndrrës, urbanes dhe mendësisë mediokre, mjegullave dhe helenave”
«Haiku»-“Hëna e dytë e ujit” është haiku i vërtetë, origjinal dhe poetëve më të mirë në botë, që e lëvrojnë haikun. Një pentagram për vete dhe i kthen notat në trokëllima ngashënjyese në veprën letrare që natyrisht s’këndohet, as në takte dhe as në mungesa muzikore. Sidoqoftë, ne kështu mësohemi t’i përjetojmë gjërat si për vete.
Në këtë vëllim autori Roland Gjoza ka përfshirë pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij në prozën e shkurtër. Ky autor ka dhënë një kontribut në këtë drejtim, duke reflektuar mjeshtrisht jo vetëm talentin e tij por edhe një përvojë përkthimes dhe leximesh me emrat më të shquar të short story-t në të gjithë botën
Në këtë libër më tregime ajo që bie në sy më fort është tematika e dyzuar; njeriu ballkanas në udhëtimin e tij drejt të panjohurës; emigracionit. Vendi ku përplasën fatet është Amerika.
Romancieri, eseisti dhe perkthyesi Roland Gjoza sjell per lexuesit nje botim te plote me ese, te cilat ne thelb jane reflektime mbi leximet, fenomenet kulturore dhe ngjarje te rendesishme, brenda dhe jashte vendit. Theks te vecante Gjoza ka vene mbi vlerat e korpusit kadarean, i cili deshmon fuqi dhe vitalitet edhe perballe kulturave dhe letersive te medha
«Romanin ‘Tango me nallane druri’ e kini tuajin tashmë, ju mbetet vetëm ta lexoni... Unë ju uroj lexim të mbarë! Ju më pyesni se cili është libri që pati ndikimin më të madh në shkrimet e mia... Po, është «Fije bari» i Uollt Uitmanit. Ishin vitet gjashtëdhjetë dhe lexonim «Shekulli im» të Kadaresë. E kishim gjetur Eldoradon tonë.
Ne kete vellim me ese, Roland Gjoza sjell vezhgime dhe analiza mbi personalitete te kultures dhe artit ne Shqiperi, permes nje kendveshtrimi te thelle dhe me vlere ne rolin dhe kontributet e tyre.