

Dy kryevepra të filozofisë botërore, “Apologjia e Sokratit" dhe "Simpoziumi" nga filozofi i antikitetit Platon, kanë rravguar në shqip përmes gjuhës së Lazër Radit, që e kthen imazhin e filozofit më të madh të të gjitha kohërave, Sokratin, në një veshje kuptimore të perceptueshme për të gjitha nivelet e leximit.
Mbi librin Platoni nuk është, siç thuhet, një idealist. Bota e Platonit nuk është aspak një ëndërr; përkundrazi, e fortë si një diamant ajo është gjithmonë e pandryshueshme. Është jeta jonë ajo që i ngjan një ëndrre; sepse kujtimet tona janë si hije të zbehta. Alain