

Të shkruash sot për një vepër letrare që thyen kornizat e zakonta nuk është thjesht një detyrë kritike apo një ftesë për lexim; është, mbi të gjitha, një bashkëudhëtim nëpër ato hapësira të trazuara mendimi që letërsia e mirë di t’i hapë me guxim dhe pa kurrfarë kompleksiteti.
Shtysa që e çoi Adlin te islami, tundimi ndaj seksit, raporti me vdekjen, marrëdhëniet brenda familjes tipike shqiptare, lufta e brendshme dhe dallimet me personat e tjerë të të njëjtit besim, dhe sjellja ndaj të krishterëve, e shumë dilema të tjera të bashkëjetesës në një mjedisi si realiteti shqiptar, - që të gjitha këto vijnë në një rrëfim tejet...