Prem Rawat është një udhëheqës shpirtëror indiano-amerikan i njohur në të gjithë botën si një mendje e urtë. Ai njihet edhe si Guru Maharaj Ji. Ka lindur më 10 dhjetor 1957 në Haridwar të Indisë. Ai është një nga drejtuesit e lëvizjeve për paqe botërore dhe e realizon këtë mision duke udhëtuar nëpër botë. Që nga viti 2001 ka themeluar fondacionin që mban emrin e tij
Mençuria indiane ka një tjetër guidë shpirtërore dhe mendore me vlera sesi të kuptojmë artin e jetës. Libri i Rawat ka bërë për vete mbi 15 milionë lexues në mbarë botën përmes këshillave praktike për jetën, suksesin dhe marrëdhëniet njerëzore. Bëji pjesë të jetës tënde këto tregime, duke iu kushtuar vëmëndje! Ti jeton tani....