Ndriçim Kulla është studiues dhe krijues shqiptar. Njihet si botues, por edhe autor i disa studimeve në fushën e letërsisë dhe mendimit shqiptar
Ndriçim Kulla ka lindur në Delvinë. Ka mbaruar shkollën e lartë, Universitetin e Tiranës (dega gjuhë letërsi shqipe). Ka ushtruar profesione të ndryshme si mësues në shkollën e mesme të përgjithshme, gazetar, pedagog në Akademinë e Arteve, dhe botues privat. Aktualisht është drejtor i shtëpisë botuese Plejad.
Ai është autor i këtyre botimeve:
Dritëhije shqiptaro-greke : 10 vjet më pas - 2008
Për rishkrimin e Historisë Shqiptare - Ndriçim Kulla, Dritan Thomollari (2008)
At Giuseppe Valentini - Albanologu më i madh i shek. XX (2010)
100 Vjet Pavarësi – Album (2012)
Koha për Zgjim (esse)
Binjaku i Nënë Terezës (2014)
Ylli i Shkrimtarit – 2013
Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807 – 1957, vëllimi I - 2014
Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807 – 1957, vëllimi II - 2014
Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807 – 1957, vëllimi III - 2014
Kush jemi ne shqiptarët : individi gjithëpërfshirës shqiptar - 2015
Atlasi i shkruar i Kadaresë (2015)
Shqipëria dhe bota në veprën e Kadaresë (2016)
Ky është një album i cili i kushtohet 100 vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar.
Një vlerësim për At Giuseppe Valentinin nga Ndricim Kulla.
Një atlas i tillë do të mund të ndërtohej me përshkrimet gjeografike që gjenden në veprën e Ismail Kadaresë
Një biografi e plotë e At Giuseppe (Zef) Valentinit, misionarit kulturor jezuit në Shqipëri
Libri është një studim voluminoz me rreth 462 faqe i menduar për shumë vite me radhë. Branko Merxhani është figurë e rëndësishme e Rilindjes tonë Kulturore dhe nëpërmjet këtij libri lexuesi do njohë në mënyrë të arsyetuar jo vetëm idetë mjaft bashkëkohore të Branko Merxhanit por edhe shumë element të jetës së tij enigmatike.
Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë.
Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
Nuk mund të mos biem dakord me një ide gjeniale të filozofit të shquar gjerman Haideger, i cili do të theksonte që ne të mos e trajtojmë historinë si një koleksion të thjeshtë antikitetesh.
Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
Libër me esse ,vizione dhe poemika, ku edhe pse shumica e këtyre pjesëve janë botuar në shtypin e ditës për shkak të aktualitetit që mbartin, ato duket sikur ishin konceptuar në tërësinë e tyre për një libër.
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë popujt më të dashuruar, së paku që në shekullin e XX e deri në ditët tona. Këtë raport mes dy vendeve që kanë “special relationship” eksploron autori, duke hyrë edhe në çështje të panjohura deri më tani. Por, pse ndajnë këtë miqësi? A i detyrohen shqiptarët amerikanëve, apo jo? Çfarë do të ndodhë me...
Një album i rrallë që rend të fotografojë hapësirat gjeografike të vendeve dhe objekteve që janë përshkruar me magjinë e rrëfimit nga shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare. Një botim dygjuhësh me vlera të shumëfishta
Libri studimor, hulumtues, ballafaques, argumentues, “Shqipëria një histori e mentaliteti juridik” i Ndriçim Kullës vjen për të mbushur një hendet të thellë dhe për të dëshmuar përmes argumenteve dhe fakteve se ne jemi një popull, i cili të drejtën ka patur ndër parshmëritë kryesore si përgjigje e aftësisë për të bashkëjetuar dhe vlerësimit të drejtësisë...