Rudi Erebara

Rudi Erebara është poet, prozator dhe përkthyes

Rudi Erebara është poet, prozator dhe përkthyes. Vepra e tij e parë ishte përmbledhje poetike, Fillon pamja e cila është përfshirë në disa antologji poetike.


Erebara ka përkthyer disa poetë dhe prozatorë të njohur, ku mes tyre janë Robert Hass, Herman Melvill me kryeveprën Mobi Dick si dhe A. R Ammons dhe Aldous Huxley.


Rudi Erebara ka fituar çmimin si përkthyesi më i mirë i vitit me librin e Ammons. Romani “Epika e yjeve të mëngjesit” është sprova e tij në prozën e gjatë, duke marrë vlerësimet e kritikës.


Me librin "Ishulli" te Aldous Huxley, botuar nga Pema ne Prishtine, ka fituar ne kagegorine e romanit te perkthyer si botimi me i mire i vitit 2019, organizuar nga Leximtari dhe Bukinist.al, platforma me e madhe online e librit shqip.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Ky është një roman mbi imoralitetin e diktaturës dhe diktatorëve të saj. Rrëfimi ndërtohet mbi raportet komplekse që autoritarizimi dhe izolimi krijoi në raportet njerëzore. Ishte një ushtri kundër civilëve. Një ushtri, e cila e pa Shqipërinë si plaçkë lufte që ditën e parë që vuri sundimin e saj në të gjithë territorin shqiptar. Epika e yjeve të...

    1 200 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër