Teodor Keko

Teodor Keko është poet, tregimtar dhe gazetar i njohur. Ai ka lindur më 2 shtator 1958 dhe është ndarë nga jeta në vitin 2002 pas një sëmundje të rëndë. Pjesë e aktivitetit të tij janë edhe aktiviteti i tij si deputet në dy legjislatura të Parlamentit shqiptar. Ai është shquar për antikonformizmin e tij, mjeshtrinë dhe thjeshtësinë në rrëfim në prozën e shkurtër.

Teodor Keko lindi në Tiranë më 2 shtator 1958 dhe ndërroi jetë në vitin 2002 në Selanik.


Datat kryesore të jetës dhe veprimtarisë së Teodor Kekos


1958 Lindi në Tiranë më 2 shtator


1979-1983 Kryen studimet për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës


1983-1990 Gazetar në gazetën letrare “Drita”


1990 Bashkohet me grupin nismëtar të lëvizjes demokratike në Shqipëri


1991-1992 Deputet i Partisë Demokratike, partisë së parë opozitare në Shqipëri


1992-1996 Deputet i Partisë Demokratike deri në 2 shtator të vitit 1992 kur jep dorëheqjen nga grupi i saj parlamentar


1992-1996 Bashkëthemelues i Partisë Aleanca Demokratike dhe anëtar i grupit të saj parlamentar


1992-1996 Kryetar i Komisionit Parlamentar të Medias


1994 Kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë”


1995 Kryeredaktor i gazetës letrare “AKS”


1996 Kryeredaktor i gazetës “Aleanca Demokratike”


1998 Anëtar i Bordit Këshillimor të ministrit të Kulturës Edi Rama


1999 Këshilltar i ministrit të Shtetit Preç Zogaj


1999-2002 Këshilltar për kulturën i kryeministrave Ilir Meta, Pandeli Majko, Fatos Nano


1983-2002 Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë


1983-1992 Anëtar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë


1991-2002 Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë


1991-2002 Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Evropës


1991-2002 Anëtar i Forumit Ballkanik të Gazetarëve Profesionistë


1991-2002 Anëtar bordi i gazetave “Rilindja Demokratike” dhe “Koha Jonë”


1991-2002 Anëtar bordi i revistave “Spektër”, “Klan”, “XXL”, “Prestige”


1997-2002 Anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit


1999-2002 Anëtar i Këshillit Artistik të RTSH-së


1979-2002 Bashkëpunëtor i gazetave dhe revistave më të mëdha e prestigjioze në Shqipëri, si: “Zëri i Rinisë”, “Hosteni”, “Nëntori”, “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”, “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonë”, “Albania”, “Gazeta Shqiptare”, “Aleanca Demokratike”, “AKS”, “Poli i Qendrës”, “Korrieri”, “Klan”, “Spektër”, “XXL”


2002 Vdes në Selanik


Vlerësime në konkurse    


1981 Çmimi i dytë (“Si mund të kthehet dardha në gorricë” – skicë), Konkursi vjetor i revistës “Hosteni”


1982 Çmimi i dytë (“Një shfaqje e huaj” - fejton pa emër), Konkursi vjetor i revistës “Hosteni”


1982 Çmimi i parë (Cikël me poezi), Konkursi letrar i gazetës “Studenti”


1982 Çmimi i tretë (Cikël me poezi), Konkursi vjetor i revistës “Nëntori”


1987 Çmimi i dytë (“Shtatë mrekullitë e menysë” – skicë), Konkursi vjetor i revistës “Hosteni”


1987 Çmimi i parë (“Kongres fitimtarësh” – poemë), Konkursi vjetor i gazetës “Zëri i Rinisë”


1988 Çmimi i tretë (“Zhgënjim” – novelë), Konkursi vjetor i revistës “Nëntori”


1989 Çmimi inkurajues (“Pretenca” – roman), Konkursi kombëtar i 45-vjetorit të Çlirimit


1996 Çmimi i parë (“Kriza e vlerave” – publicistikë), Konkursi i gazetarisë “Velija”


1998 Çmimi “Penda e Argjendtë” (“Made in Albania” – vëllim me tregime), Konkursi kombëtar letrar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve


1998 Çmimi i parë (“……………..” – analizë), Konkursi i gazetarisë “Soros”


Vlerësime për krijimtarinë dhe kontributin    


1989 Urdhri “Naim Frashëri” (klasi i tretë), Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Socialiste të Shqipërisë (dekret nr. 7324, 7 shtator 1989)


2002 Çmimi “Teodor Keko” (çmim vjetor për prozën e shkurtër), revista “Prestige” – Selanik (shtator 2002)


2005 Rruga “Teodor Keko” (Unaza e Re e kryeqytetit), Këshilli Bashkiak – Tiranë (vendim nr. 25, 23 maj 2005)


2007 Medalja “Për merita të veçanta civile”, Presidenti i Shqipërisë (dekret nr. 5375, 26 korrik 2007)


Krijimtaria e Teodor Kekos


1. Poezi                    


Pas provimeve, poezi, 1983


Fjala fishkëllen, poezi, 1987


Zemra nuk është këmishë, poezi, 1990


Unë të kam dashur, por…, poezi, 1996


E të tjera, e të tjera… - pjesa e parë, poemë satirike, 1997


Poezi, përmbledhje poetike, 2005


2. Prozë


Loja, roman, 1990


Lajmëtarja e vdekjeve, tregime e novela, 1991


Pretenca, roman, 1994


Shënimet e një gruaje, roman, 1995


Dymbëdhjetë shenjtorë, një profet dhe disa njerëz, tregime e novela, 1997


Prostituta, tregime e novela, 1997


Made in Albania, tregime e novela, 1998


Lajmëtarja e vdekjeve - ribotim, tregime e novela, 2000


Hollësira fatale, tregime e novela, 2002


Hollësira fatale - ribotim, tregime e novela, 2003


Dymbëdhjetë shenjtorë, një profet dhe disa njerëz - ribotim, tregime e novela, 2006


Prostituta - ribotim, tregime e novela, 2006


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 4 nga 4 libra
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    Dhe ai vetë ishte pak a shumë si personazhet e tij, i thjeshtë, herë-herë rebel, herë-herë e urrente këtë realitet, autopsinë e të cilit e bëri më mirë se kushdo. Por, në fund, i tëri i shtrirë në Shtratin e Humanizmit, me dashurinë për ata personazhe që nuk arritën kurrë ta ndryshonin Shqipërinë.

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Në këtë roman mund ta gjej veten mbase cdo grua. Sepse në to flitet për dashurinë dhe për pjesën më të sinqertë njerëzore. Romani i Teodor Kekos i botuar fillimisht në vitin 1995 vjen i ribotuar 12 vjet pas ndarjes së tij nga jeta.

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra