Rudolf Marku lindur në vitin 1952 në Lezhë, është shkrimtar e publicist shqiptar. Është fitues i çmimit "Kadare" për vitin 2015, për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Me 1 Dhjetor të vitit 2020 Rudolf Marku është shpallur si Poeti i Parë Lauraet i Letërsisë Shqipe. Studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Tiranës, dhe më pas u emërua si mësues në gjimnazin e Lezhës.
Nga viti 1987 deri në vitin 1990 punoi në gazetën “Drita”, ku drejtoi botimin e poezisë dhe të përkthimeve. Në vitin 1996 emërohet nga Ministria e Jashtme me detyrën e atasheut kulturor pranë ambasadës shqiptare në Londër. Që nga viti 1997 ai jeton bashkë me familjen në Angli. Ka botuar 7 vëllime poetike, si dhe ka botuar edhe romanin Allahland”. Shtatë librat poetike e kanë renditur si njërin nga poetët më të talentuar të gjuhës shqipe.
Vitet e fundit, Rudolf Marku ka botuar romanet “Allahland” dhe “Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës”. Për “Allahland”, ka shkruar një revieë tepër pozitive revista e mirënjohur akademike që botohet në Texas Dallas Translation Magazine. “Allahland”, është një roman satirik konician; karikatura e politikës dhe gazetarisë shqiptare të tranzicionit. Ndërsa romani “Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës” është pritur me entuziazëm në shtypin letrar të Tiranës. Romani është nderuar me çmimin PEN si romani më i mirë për vitin 2012. Përmbledhja e fundit poetike “Një ballkanas në Londër” ka fituar çmimin Penda e Argjendë, si libri më i mirë poetik për vitin 2012.
Në vitin 2014 boton përmbledhjen me Ese “Një letër që na vjen pas vdekjes”, në vitin 2017 Marku doli para lexuesve me “Antologjine e Poezisë Botërore ''. Për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Rudolf Marku u shpërblye me çmimin "Kadare" në vitin 2015, i pari shkrimtar shqiptar që e merr këtë çmim. Është nderuar me çmimin e Poezisë Evropiane në Berlin në vitin 2007, me çmimin Naim Frashëri, me çmimin At Zef Pellumi për librin poetik.
Në vitin 2020 Rudolf Marku boton librin poetik '' Rrathë të brendashkruar” - një libër i pritur shumë mirë nga qarqet letrare dhe lexuesit. Tre muaj më vonë, autori boton romanin “Pritja” edhe ky një sukses.
Poezitë e Markut janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë të botës, duke u përfshirë në disa Antologji prestigjioze të botës.
Ky është një libër për librat, aq sa është një libër për njerëzit. Refuzues dhe kontestues, autori u shnnanget"gropave të festave", siç do të thoshte Majakovski.
Në këtë antologji unike ku janë përzgjedhur 76 poetë nga vende të ndryshme të botës, me 126 poezi të përzgjedhura me kriterin e përlqyeshmërisë së përkthyesit, na shfaqet një standard i shijes dhe preferencave të Rudolf Markut për botën e madhe poetike, estetikën e tij dhe magjinë që sjell vargu
“Rrathë të brendashkruar, ashtu si të gjitha botimet e mëparshme të Rudolf Markut, sjell jehona verbale, sonike dhe ideore prej traditës më të mirë të poezisë refleksive, pa cak gjuhe a kulture. Libri që marrim në dorë ka peshën e një modeli të atletizmit gjuhësor dhe estetik, është një tour de force aludimesh dhe aluzionesh, i ndërton kuptimet e veta me...
Me një narracion linear dhe shpesh me një thjeshtësi penetruese, autori Rudolf Marku ndjek e analizon fatin e intelektualit shqiptar Viktor, në imigracion, por ky intelektual mund të ishte fare mirë, çek, rumun, gjermano-lindor