

Fenia Ksenopolou sapo është “promovuar” në Departamentin e Kulturës nga Drejtoria e Përgjithshme – pa buxhet, pa pushtet e pa reputacion. Kështu, “Projekti i Madh i Jubileut” vjen pikërisht në kohën e duhur për të: ajo duhet të rifreskojë imazhin e mërzitshëm të Komisionit Europian.
Me romanin e tij të ri, i cili trajton politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, Robert Menasse ka krijuar një kaleidoskop brilant që lidh ngjarjet botërore dhe fatet individuale në mënyrë të shumëanshme: i zgjuar, mendjemprehtë, me largpamësinë e nevojshme dhe një dozë të shëndetshme marrëzie.