Petraq Zoto

Petraq Zoto ka qenë mësues, skenarist dhe prozator, krijimtari e të cilit nisi që në vitet ’60.

Petraq Zoto (shkrimtar) lindi në Ziçisht të Devollit më 20 dhjetor 1937. Kreu studimet e larta për gjuhë shqipe - histori dhe gjuhë shqipe - letërsi. Afro 10 vjet punoi mësues në Devoll e në Korçë. Në mars 1969 u emërua drejtor i pallatit të kulturës të Korçës, më pas drejtor i teatrit "Andon Zako Çajupi". Për 10 vjet kryesoi edhe degën e Korçës të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Në vitet 2001-2005 punoi në shtëpinë botuese "Mësonjëtorja", redaktor i botimeve letrare. U nda nga jeta më 6 shtator 2015.


Zoto është autor i më shumë se 15 librave me tregime dhe romane, ku spikasin romanet “Verka”, Gjahu i së dielës”, “Kali fluturues”, “Bishti i dhelprës”, “Burimi i drerit”, Genta” dhe romani më i fundit, i botuar pas vdekjes, “Dashuri e ndërprerë”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 4 nga 4 libra
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Rrëfenjat popullore i ndjen kaq afër me librin Bishti i dhelprës të Petraq Zotos sepse pikërisht veçoria kryesore e tyre, elementi fantastik, bëhet pjesë e një historie sa elegante qa dhe të mrekullueshme. Një titull intrigues, nga i cili fillimisht nënkupton tjetër gjë dhe sapo e lexon librin ndryshon krejt mendim, një rrëfim mbresëlënës për forcën e...

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Kjo vepër është botim post mortum i autorit, pas më shumë se 15 librave që ka shkruar në prozën e shkurtër dhe në gjininë e romanit. Ky roman konsiderohet një rikthim artistik i autorit, ku rrëfehet një histori dashurie në kohën e diktaturës....

  • Shikim i shpejtë
    425 Lekë 500 Lekë -15% Në stok
    I ri

    425 Lekë
    500 Lekë -15%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 020 Lekë 1 200 Lekë -15% Në stok
    I ri

    Romani tingëllon fort si një thirrje e ndërgjegjes së trashëguar të një zakoni absurd. Një vend dhe një sjellje romantike, asnjëherë nuk është mëkat edhe kur e përmend, duke shpresuar më kot se mos ndeshet fare rastësisht, po askush s’bëhet i gjallë në veprimin e brendshëm dramatik të romanit. Prandaj dhe sa vjen dhe tensioni rritet, duke lozur me...

    1 020 Lekë
    1 200 Lekë -15%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra