Razi Brahimi

Razi Brahimi u lind më 9 Maj të vitit 1931, në Delvinë. Që në moshë të vogël u dallua për talentin e tij të spikatur në krijimtari letrare dhe merrte vlerësime maksimale në shkollën fillore dhe më pas. Shkollën e mesme e kreu pranë shkollës ushtarake “Skënderbej” (1945-1949) dhe më pas vazhdoi pranë Normales së Elbasanit (1949- 1951).


Ndoqi studimet e larta për gjuhë letërsi, në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Gjatë viteve 1955-1989 ka punuar si Zv. Kryeredaktor i Revistës Nëntori, Sekretar i kolegjiumit të Gazetës Drita, Përgjegjës i Redaksisë së Letërsisë Shqipe pranë Shtëpisë Botuese Naim Frashëri, Drejtor i Shtëpisë së ulturës në Lushnjë, pedagog dhe Kryetar i Degës së Kulturës në Institutin e Lartë të Arteve, Përgjegjës i Sektorit Shkencor dhe i Kurseve Pasuniversitare për kritikë arti.


Ai ka qenë gjithashtu pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës, ku ka mbajtur kurse ligjëratash për historinë e letërsisë shqiptare dhe për bazat e estetikës.


Gjatë viteve 1971-1990 ka dhënë lëndën e estetikës në Institutin e Lartë të Arteve. Ka qenë bashkëpunëtor me institucione shkencore si Akademia e Shkencave si pjesëmarrës aktiv në konferenca, sesione shkencore kushtuar artit, folklorit dhe letërsisë.


Razi Brahimi është bashkautor ne “Histori e Letërsisë Shqiptare” botim i Akademisë se Shkencave.


Ndër botimet e Razi Brahimit veçojmë:


1959 - “Tregime” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)


1960 - “Fjalë për Letërsinë” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)


1962 - “Katër Vajzat” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)


1965 - “Shënime letrare” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)


1969 - “Kthesa të forta”, roman, (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)


1969 - “Zgjim pranvere”, novelë, (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)


1972 - “Kur flasim për poezinë” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)


1972 - “Kritika”, studime (Rilindja), Prishtinë


1972 - “Larg familjes”, tregime, (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)


1975 - “Veçoritë kombëtare të kulturës dhe artit tone” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)


1979 - “Kënga popullore e Rilindjes Kombëtare” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)


1981 - “Artet dhe zhvillimi i tyre në R.P.S.SH” (Shtëpia Botuese 8 Nëntori)


1989 - “Duke ndjekur procesin letrar” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)


2010 - “Ç’desha të them”, poezi (Shtëpia Botuese Globus)


2010 - “Vetëvrasje poetesh” (Shtëpia Botuese Globus)

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Kjo është vepra e fundit që la para largimit nga kjo botë e studiuesit, eseistit dhe një prej studiuesve më të njohur të realizmit socialist, Razi Brahimi: Këtu është përfshirë e gjithë krijimtari e tij në raportin e artit me idetë dhe ideologjinë, artin dhe realitetin dhe fuqinë e artit për ndryshimin e shoqërisë. Më pritje të polemikave që mund të...

    1 200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër