Vladimir Sorokin (1955) ka lindur në Vukovo, pranë Moskës. Romani i tij i parë “Radha” u botua në paris më 1985. Tanimë ai është një prej shkrimtarëve më përfaqësues të shkollës postmoderne në letërsinë Ruse. Në librat e tij ai luan me stile dhe gjini të ndryshme, paradizon pathosin e Realizmit Socialist dhe kombinon elementet e satirës politike, fragmentet e përrallave folklorike, legjendat Sovjetike dhe Ruse me vizionin utopik. Ndër librat e tij përmendim “Manaraga”, Triologjia e akullit”, “Dita e opriçnjikut” etj.
Dita e opriçnjikut është një roman "fantapolitik", një skenar që transplantohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit.
Ngjarjet e romanit “Kremlini prej sheqeri” rrëfehen në Rusinë e vitit 2028. Ky roman përbëhet prej 15 kapitujsh, rrëfimesh, skenash dhe miniaturash, të gjitha të ndryshme për nga forma dhe personazhet, por me një temë e cila rimerret dhe përcillet nëpër tekst që prej titullit: Një kopjim i saktë në trajtë i Kremlinit të bardhë si bora, bashkë me kullat...
Kjo novelë, për nga titulli dhe vendosja e ngjarjeve në shekullin e nëntëmbëdhjetë, na sjell ndërmend mjeshtrat rusë Pushkinin, Tolstoin, Turgenievin të cilët kanë shkruar tregime të shkurtëra, me tituj të përafërt mbi stuhinë dhe borën.