Tek kritika e ekzistencializmit gjejmë tashmë të gjithë kritikën që Gombroëicz derdh në periudhën e fundit të jetës së vet, mbi lëvrimin e filozofisë tradicionale: sipas tij, filozofia nuk mund të jetë diçka e gjallë dhe njëkohësisht të shpjegojë jetën.
I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.