Një nga shkrimtaret më të mira të letërsisë frënge dhe botërore gjatë shekullit të XX
SIMONE DE BEAUVOIR lindi në Paris më 9 janar 1908. Deri në maturë, studimet i kreu në një shkollë katolike. E diplomuar si pedagoge filozofie më 1929, dha mësim në Marsejë, Ruan e Paris deri më 1943.
Para Luftës së Dytë Botërore, shkroi “Kur shpirtërorja del në plan të parë”, që pa dritën e botimit vetëm në vitin 1979. Vepra e saj e parë e mirëfilltë letrare konsiderohet “E ftuara” (1943), pastaj vijnë “Gjaku i të tjerëve” (1945), “Gjithë njerëzit janë vdekatarë” (1946), “Mandarinët”, roman me të cilin fitoi çmimin “Concourt” më 1954, “Shëmbëlltyrat e bukura” (1966) dhe “Gruaja e këputur” (1968). Përveç librit të mirënjohur “Seksi i dytë”, botuar më 1949, që u bë pikë referimi për lëvizjen feministe botërore, vepra teorike e Simone de Beauvoir-it përfshin shumë sprova filozofike dhe polemike si “Privilegje” (1955) dhe “Pleqëria” (1970).
Ka botuar gjithashtu, nga 1958 deri më 1972, katër vëllime me kujtime: “Kujtimet e një vajze shumë të edukuar”, “Forca e moshës”, “Forca e gjërave” dhe “Në fund të fundit”, të cilave iu shtua, në vitin 1964, rrëfenja “Një vdekje shumë e ëmbël”.
Pas vdekjes së Sartre-it, botoi librat “Ceremonia e lamtumirës” (1981) dhe “Letra Kastorit” (1983) me një pjesë të letrave të panumërta që kishte marrë prej tij.
Vdiq më 14 prill 1986.
Nëpërmjet dhimbjes që sjell humbja, autorja reagon me humanizëm ndaj vdekjes të së ëmës duke ndërtuar një filozofi të sajën mbi vdekjen. Një filozofi që mbështetet në arsyetime të forta racionale, në thellësi ndjenjash dhe tek shpirti i lirë
Simone de Beauvoir e shkroi këtë roman, Të pandarat, në vitin 1954 dhe, megjithëse vendosi të mos e botonte, e ruajti dorëshkrimin, i cili më në fund u gjet dhe sot konsiderohet një zbulim i madh letrar: megjithëse Silvia/Simone tenton në këtë histori të bëhet njësh me shoqen, shfaqet qartë rrugëtimi i saj i ndryshëm, që do ta ndihmojë jo vetëm të...