Një nga prozatorët më të mirë të letërsisë britanike të Shek. XX
William Somerset Maugham (1874-1965) ishte shkrimtar dhe komediograf britanik, i njohur për pesimizmin e ftohtë dhe të thatë, ironinë mizore dhe cinike, me të cilat kamxhikonte veset dhe marrëzitë njerëzore.
Gjatë viteve që studioi për mjekësi, siç shprehet dhe vetë autori, njohu "jetën lakuriq" dhe pati mundësinë të vëzhgonte një gamë të gjerë emocionesh njerëzore. Vitet e Luftës së Parë Botërore i përjetoi në Paris përkrah Hemingëay-it, Dos Passos dhe Cummings-it.
U rekrutua nga Intelligence Service, Shërbimi i Fshehtë anglez dhe punoi një kohë të gjatë për ta, gjë që e ndihmoi shumë edhe në letërsinë që krijoi. Ai ishte njohës shumë i mirë i jetës mondane europiane dhe amerikane, por gjithashtu edhe një nga shpotitësit më të thekshëm të tyre.
Kryevepra e tij konsiderohet "Skllav dashurie", një libër gjysmëautobiografik. "Tehu i briskut", botuar më 1944, e shpie drejt misticizmit të Lindjes së Largët në kërkim të asaj paqeje që s'e pati kurrë në jetë.
Për herë të parë vjen në shqip një përmbledhje me novela nga William Somerset Maugham, i konsideruar një prej mjeshtrave të prozës së shkurtër.