Toni Morrison

Toni Morrison (emri i vërtetë Chloe Uoford) ka lindur më 18 shkurt të vitit 1931, në Lorain, të Ohaios, ajo ishte fëmija i dytë, ndër katër fëmijët e një familjeje punëtore. Që kur ishte fëmijë, Toni Morrison lexonte libra në mënyrë konstante. Autorët më të preferuar të Morrison ishin: Jane Austen dhe Lev Tolstoi. Babai i saj, Xhorxh Uoford, kur ajo ishte e vogël shpeshherë i ka treguar shumë tregime popullore me tema afro-amerikane, gjë që Morrison do ta reflektonte edhe në punët e saj më vonë. Në vitin 1949, Morrison hyri në universitetin e Howardit, për letërsi angleze, për shkak se emri i saj Chloe theksohej me vështirësi, ajo e ndërroi emrin në Toni. Morrison mori në vitin 1953 nga universiteti çmimin B.A. në degën e letërsisë, më pas ajo do të fitonte titullin “Master of Arts”, po në degën e letërsisë, nga universiteti Kornell në vitin 1955. Po në këtë vit Morrison shkroi disa teza rreth vetvrasjes, duke u mbështetur shumë në punët e shkrimtarëve si Uilliam Faulkner dhe Virxhinia Ullf. Pas dipllomimit, Morrison u bë mësuese e letërsisë angleze në universitetin e Teksasit të Jugut, në qytetin e Hustonit, në shtetin e Teksasit, nga viti 1955 deri në vitin 1957, dhe më pas ajo do të rikthehej në Howard, por tashmë si mësuese e letërsisë angleze. Në vitin 1958, Morrison u martua me një arkitekt xhamajkan, Harold Morrison, i cili ishte shoku i saj në fakultet. Ata patën dy fëmijë, Harold dhe Slade, në vitin 1964, ata do të divorcoheshin nga njëri-tjetri. Pas divorcit Morrison u shpërngul në Siraguza, në Nju Jork, ku ajo do të punonte si redaktore e një shtëpie botuese të librit shkollor. Një vit e gjysëm më pas ajo do të punonte si redaktore në zyrat qëndrore të Random House në Nju Jork. Si redaktore, Morrison luajti një rrol të rëndësishëm në vënien në evidencë të literaturës të komunitetit afro-amerikan, duke promovuar autorë si: Toni Cade Bambara, Angela Davis dhe Gayl Jones. Ajo gjthashtu do të punonte si redaktore e një reviste prestigjoze letrare, ku edhe do të shquhej edhe si kritike letrare duke mbajtur shumë konferenca publike që trajtonin kulturën afro-amerikane. Në vitin 2005, universiteti i Oxfordit i jep asaj titullin e doktorit të nderit.


Morrison filloi që të shkruaj proza letrare, duke qenë pjesë e një grupi poetësh dhe shkrimtarësh informalë në universitetin e Howardit, ku takoheshin dhe diskutonin rreth punëve të tyre. Një herë ajo diskutoi me ta për një tregim të shkruar prej saj, që bënte fjalë për një vajzë me ngjyrë, e cila dëshironte shumë që të kishte sytë blu. Kjo histori më vonë do të bëhej romani më i mirë i saj, e titulluar “Syri blu”, e publikuar në vitin 1970, të cilën e publikoi gjatë kohës kur ajo kryente punën si mësuese letërsie dhe njëkohësisht edhe atë të nënës. Në vitin 2000 ajo u bë anëtare e klubit të Oprahs. Në vitin 1975, romani i saj i titulluar “Sula”, u nominua për të marrë çmimin si libri më i mirë. Në vitin 1976, Morrison do të emërohej si pedagoge në universitetin e Yale. Romani i saj i tretë, i titulluar “Kënga e Solomonit”, e publikuar në vitin 1977, e bëri atë të njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Aty përshkruhet jeta e një djali zezak që gjatë viteve 70-të niset për në Detroit, ku të drejtat civile ishin akoma në pikpyetje, ai do të shkonte drejt veriut për të gjetur të shkuarën e tij. Romani u përzgjodh si libri më i mirë i muajit, romani i parë ky, i cili ishte shkruar nga një shkrimtare me ngjyrë. Para saj ishte zgjedhur romani “Djali vendas”, i shkruar nga Riçard Rajt në vitin 1940. Ai në këtë vit mori dhe çmimin e kritikës. Në vitin 1981, Morrison do të publikonte një tjetër roman të titulluar “Ishulli i iluzioneve”, aty ajo përshkruan shumë mirë rrezikun e tjetërsimit të kulturës afro-amerikane në vitet 80-të. Në këtë kohë ajo do të bëhej anëtare me të drejta të plota në Akademinë amerikane të arteve, duke marrë shumë çmime letrare. Në vitin 1984, ajo do ta linte Random House dhe do të fillonte që të punonte si pedagoge në universitetin e shtetit të Nju Jorkut në Albany, po në këtë vit ajo do të ushtronte gjithashtu profesionin e pedagoges edhe në kolegjin Bard, këtu ajo do të vinte në skenë Dreaming Emmett me regji të Gilbert Moses. Në vitin 1987, romani i saj i titulluar “E dashur”, pati një sukses të padiskutueshëm, sidomos nga kritika. Këtu përshkruhet jeta e një skllaveje që ishte e arratisur që preferon më mirë që të vrasi vajzën e saj, që ajo të mos përjetojë ato caste makthi që ajo kishte vuajtur përpara si skllave. Kur ajo dështoi që të merrte çmimin si romani më i mirë dhe më pas atë të kritikës, një numër i madh shkrimtarësh protestuan shumë për këtë padrejtësi. Por pak kohë më vonë ajo do të nderohej me çmimin prestigjoz, Pulizer. Romani “E dashur” u bë film në vitin 1998, po me të njëjtin emër, ky film u interpretua nga Oprah Uinfred dhe Danny Glover. Morrison më vonë do të përshkruante jetën e Margaret Garner në një opera. Opera kjo me muzikë nga Richard Danielpour. Në vitin 1989, ajo do të jepte mësim në univeritetin Princeton. Një vit më vonë, në vitin 1990, ajo do të nderohej me çmimin Ndërkombëtar Chianti Ruffino. Dy vite më vonë, ajo do të publikonte “Jazz”, një volum që përfshin të gjitha tekstet e fjalimeve të saja të mbajtura nëpër konferenca në universitetin e Harvardit. Në maj të 2006, ajo me romanin “E dashur”, mori çmimin prestigjoz,si romani më i mirë amerikan në 25 vjetët e fundit nga Nju Jork Times. Në vitin 1993, Toni Morrison u nderua me çmimin Nobel për letërsi, ajo ishte e para grua me ngjyrë që e fitonte këtë çmim. Ajo u cilësua si një nga shkrimtaret me një forcë vizionare dhe poetike shumë të fuqishme, e cila paraqet esencën e realitetit amerikan. Në vitin 1996, Morrison do të nderohej me çmimin Jefferson në letërsi, qeveria federale do ta nderonte gjithashtu atë duke i dhënë asaj çmimin për arritjet e saja në fushën humanitare. Megjithëse romanet e saja kanë në plan të parë femrat, Morrison nuk nguron të thotë se ajo nuk është feministe, ndonëse shton ajo,- “shumë veta e mendojnë këtë”. Unë nuk pajtohem kurrsesi si me patriarkalizmin ashtu edhe me matriarkalizmin, unë mendoj se kjo është një mënyrë shumë e mirë që t’ia hapim dyert të gjitha gjërave, shtoi Morrison. Morrison gjatë karrierës së saj artistike ka shkruar gjithashtu romane për fëmijë në bashkëpunim me djalin e saj, Slade Morrison, i cili punon aktualisht si piktor dhe muzikant njëkohësisht.


U nda nga jeta më 5 gusht 2019. Toni Morrison mbetet ndër shkrimtaret më të shquara të komunitetit afro-amerikan dhe një luftëtare e shquar e të drejtave të njeriut gjatë shekullit të XXI.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 5 nga 5 libra
  • Shikim i shpejtë
    750 Lekë Në stok

    Dashuri është një roman rreth jetës së disa grave dhe marrëdhënies së tyre me të ndjerin Bill Cosey.

    750 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, - fituese e Çmimit Nobel në Letërsi, - na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Në qendër të veprës është miqësia mes dy grave. Sula dhe Nel- të dyja me ngjyrë, të dyja të zgjuara por të varfra, të rritura në një provincë, takohen kur janë veçse dymbëdhjetë vjeçe dhe ende ëndërronin për princin e kaltër.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Në stok

    Aftësia e Morrisonit në përdorimin e fjalëve të thjeshta për të prodhuar fraza lirike e me shkëlqim dhe për të evokuar përceptime të sakta emocionale është e jashtëzakonshme. Vepra e saj përmbush në mënyrë brilante ngarkesën në tipizmin madhështor dhe gravitetin moral, që çdokush me të drejtë do të priste nga një laureate e Çmimit Nobel në letërsi

    650 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok
    I ri

    Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, “Zoti e ndihmoftë fëmijën!”, libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme, përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të...

    900 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra