Rick Riordan

Rick Riordan është një nga autorët më të shitur në letërsinë për fëmijë dhe të rinj në të gjithë botën. Ka lindur në SHBA me 5 qershor 1964 dhe ka shkruar mbi 12 libra. Ai ka shitur mbi 80 milionë kopje dhe është botuar në rreth 36 vende të botës. Në gjuhën shqipe kanë ardhur tre prej librave të tij

Rick Riordan është autor bestseller i The New York Times dhe ka shkruar 12 novela për të rinj, duke përfshirë edhe serinë e Percy Jackson, Kronikat e Kanes, serinë e Magnus Chase dhe triologjinë e Apollos. Ai është gjithashtu fitues i serisë në zhanrin Mister Tres Navarre me të cilën ka fituar shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Për rreth 50 vjet Rick ka dhënë mësim në shkollat e mesme publike dhe private në zonën e San Françiskos, në lëndët e Anglishtes dhe të historisë.


Ndonëse ishte mësues me kohë të plotë ai nisi aktivitetin e tij si shkrimtar i letërsisë për fëmijë dhe të rinj. Me serinë e tij Tres Navarre fitoi tre çmime kombëtare në zhanrin mister. Riordan u kthye tek letërsia për fëmijë, duke e nisur me librin “Hajduti i dritës” si një histori të cilën ai ia rrëfente të birit teksa e vinte në gjumë.


Sot Rick Riordan ka shitur mbi 80 milionë kopje nga librat e tij dhe ka dhënë të drejtat e botimit në më shumë se 37 vende të botës. Ai tashmë i është përkushtuar shkrimit dhe jeton në Boston bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra