. Romani “Amerikani” është përpjekje serioze për të parë fatin e njeriut nën diktaturë. Përvojat personale të autorit shndërrohen në eksperiencë për narratorin, veçanërisht në modelimin e karaktereve dhe situatave.
Romani e vendos subjektin në qytetin e Gjirokastrës, në kohën e ndryshimeve social politike në Shqipëri, në fund të viteve ’40 të shekullit të kaluar. Kuptohet, që nga kjo hyrje, se lexuesi e merr me mend se do ta presin të papritura të çuditshme, dekore dhe personazhe të veçantë, të papërsëritshëm.