Vasily Grossman

Vasily Semyonoviç Grossman [1905 - 1964], shkrimtar dhe gazetar rus, lindi në një familje hebreje në Ukrainë, në atë kohë pjesë e Perandorisë Ruse. Nga viti 1910 deri në 1912-ën, jetoi së bashku me nënën, në Gjenevë pasi prindërit e tij ishin ndarë. U transferua në Kiev në vitin 1914, dhe jetoi me babain, ku ndoqi edhe mësimet në Institutin e Lartë të Arsimit. Mbas mbarimit të ciklit në institut, u regjistrua për inxhinieri kimike në Universitetin Shtetëror të Moskës. Për shkak të pasionit dhe rezultateve shumë të larta, shokët e thërrisnin Vasia Kimiku. Pas diplomimit u emërua dhe filloi punë në Basenin e Donetskit. Në fillimin e viteve ‘30, e braktisi karrierën e kimistit duke iu kushtuar letërsisë.


Tregimet e para të botuara patën përkrahjen e Gorkit dhe të Bulgakovit. Deri në vitin 1937 kishte botuar dy përmbledhje me tregime dhe romanin e parë. Më 1937 u pranua në Unionin e Shkrimtarëve Rusë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore punoi si korespodent i gazetës së Ushtrisë së Kuqe “Krasnaja Zvezda”. Përveç kronikave nga fronti i luftës, shkroi edhe tregime për betejat e Moskës, Stalingradit, Kurskut dhe Berlinit. Raportet e Grossmanit mbi kampin nazist të shfarosjes në Treblinka, ishin ndër rrëfiet më të tronditëse mbi kampet e vdekjes, shkruar nga një reporter lufte.


Në vitin 1944 së bashku me Ilia Erenburgun botoi “Libri i Zi”, vepër mbi përndjekjet dhe krimet e nazizmit ndaj komunitetit hebre, ndërsa në 1946-ën botoi romanin “Kolcugini i Ri”. Në vitin 1960 shkroi romanin “Jeta dhe Fati”.


Për shkak të përmbajtjes, edhe pse KGB-ja nuk e arrestoi, e bastisi banesën e Grossmanit dhe sekuestroi dorëshkrimet, shënimet dhe shiritin e makinës së shkrimit me të cilën ishte shkruar kjo vepër. Ideologu kryesor i Partisë Komuniste, Mikhail Suslov tha se libri nuk mund të botohej për dy ose treqind vjet. Një kopje e fshehur e dorëshkrimit arriti, të dilten jashtë Rusisë dhe të botohej nga disidentët Sakharov dhe Voinovich në Zvicër, në vitin 1980. Tetë vjet më vonë “Jeta dhe Fati” u botua në Moskë.


Vasily Grossman është autor i shumë romaneve dhe librave me tregime.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Në stok
    I ri

    Romani “JETA DHE FATI” është libri më i rëndësishëm i Vasily Grossman-it. Është shkruar në vitin 1960, por botimi dhe qarkullimi i tij u ndalua nga organet e KGB-së. U botua për herë të parë në Zvicër në vitin 1980, ndërsa në Rusi u botua në vitin 1988. Subjekti i romanit është bazuar në dramën stalingradase.

    2 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 500 Lekë Në stok
    I ri

    Stalingrad, shkruar nga autori Vasily Grossman, është një histori mbi betejën e ndodhur në qytetin e Stalingrad gjatë luftës së dytë botërore. Grossman ka arritur të përshkruajë me një stil origjinal atë që konsiderohet si një nga luftërat më makabre. Vlerësuar si "lufta dhe paqja" e shekullit të 20-të, kjo vepër është një dëshmi e pasur mbi realitetin e...

    2 500 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra