Vedavyasa ose Vyasa (emri i vërtetë Krishna Dvaipayana), është një mendimtar i respektuar thellësisht dhe i portretizuar në shumicën e traditave të Hinduizmit. Ai konsiderohet si autori i epikut “Mahabharata”. Vyasa shihet nga shumë Hinduistë si mishërimi pjesor i zotit Vishnu dhe përpiluesi i mantrave të Vedas në katër Veda. Ai është gjithashtu autor i tetëmbëdhjetë legjendave dhe i Brahma Sutra-s. Vyasa është një nga shtatë të pavdekshmit Chiranjeevis, që do të thotë se në epokën aktuale të Kali Yuga-s, ai është ende gjallë.
Një Klasik i spiritualitetit indian - Që nga udhë- zimet mbi pozicionet e jogas, e deri te diskutimet morale të detajuara, Gita është një prej teksteve më të rëndësishme të Hinduizmit dhe gjithashtu shërben si një udhërrëfyes praktik se si të jetosh mirë.