SHAWN ACHOR është një nga ekspertët kryesorë në botë për zhvillimin e potencialit njerëzor. Ai ka hulumtuar dhe ka ligjëruar në dyzet e dy vende, duke ndihmuar njerëzit të kapërcejnë hendekun mes shkencës së lumturisë dhe performancës në jetën e përditshme.
Avantazhi i Lumturisë është joshës për të gjithë ata që dëshirojnë këshilla praktike për t’u bërë më të lumtur dhe më të suksesshëm. Sipas autorit, “lumturia nuk është bindja se nuk kemi nevojë të ndryshojmë. Ajo është të kuptuarit se mundemi”. Leksionet e Achor-it mbi shkencën e lumturisë dhe potencialin njerëzor kanë fituar vëmendjen e New York Times,...