Janë rreth 10.000 faqe të botuara që mbajnë dhe gëzojnë firmën dhe autoritetin e albanologut Shaban Demiraj. Kjo monografi I bashkëlidhet kështu natyrshëm gjerdanit të veprave dhe morisë së studimeve të autorit, duke ruajtur si e tillë edhe mëvetësinë e saj.
Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë shqiptare.