Will Storr

Will Storr është një gazetar dhe novelist i njohur. Shkrimet e tij janë publikuar në medie të shumta, si: Guardian Weekend, revistën The Times, revistën Observer, GQ, Marie Claire dhe Sydney Morning Herald. Storr ka fituar çmimin National Press Club për mënyrën e shkëlqyer dhe të përpiktë të të shkruarit. Në vitin 2012 iu dha çmimi One World Press dhe Amnesty International. Në vitin 2013, seritë e An Unspeakable Act të përgatitura prej tij e që transmetoheshin rregullisht në radion BBC, fituan çmimin AIB.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 250 Lekë Në stok
    I ri

    Selfie: Uni i unit është një analizë e “vetvetes moderne”, shumë ndihmues për të gjithë ata që janë të fiksuar në veçantinë e vet. Është një histori e vetvetes që nga kohërat më të hershme (kur jemi përpjekur të rrisim statusin tonë brenda fisit) deri te vetja jonë e tanishme (e uritur për risitë teknologjike).

    1 250 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër