Rosa Liksom

Rosa Liksom (1958) është  një nga shkrimtaret dhe artistet më të njohura finlandeze. Lindi në provincën e Laponisë, në veri të Finlandës. Në moshën 17-vjeçare u shpërngul në Helsinki, ku studioi antropologji në Universitetin e Helsinkit. Lëvizi për disa kohë nëpër Europë. Për katër vjet jetoi në Kopenhagë dhe në Paris. Jetoi edhe në veri të Norvegjisë e në Islandë dhe më pas ndoqi studimet antropologjike në Universitetin e Moskës. Më 1987 u kthye përsëri në Helsinki.


Librin e parë, një vëllim me tregime, e botoi më 1985: Një natë ndalesë (Yhden yön pysäkki), i vlerësuar me çmimin J. H. Erkko. Prej atëherë i është kushtuar letërsisë dhe ka botuar 8 vëllime me tregime, 7 romane dhe 2 libra për fëmijë.  Disa prej librave të saj janë ekranizuar me sukses. Rosa Liksom është mjaft e vlerësuar për krijimtarinë e saj dhe ka fituar çmimet më të rëndësishme letrare nordike dhe finlandeze.


Lexuesi shqiptar ndeshet për herë të dytë me këtë shkrimtare që vjen nga Finlanda. Libri i parë i përkthyer në shqip është “Kabina Nr. 6”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Ritreguar me sinqeritetin e vrazhdë, të saktë e shqetësues të një gruaje tashmë të moshuar, që e ka gjetur më në fund lirinë, rrugëtimi i saj personal përfshin figura e fakte historike të tri luftërave finlandeze, por edhe të Luftës së Dytë Botërore: ushtarakë, intelektualë gjermanofilë, Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Me një realizëm të ashpër që ngjason me poezinë, Rosa Liksom tregon takimin midis dy fateve, midis botës mashkullore dhe femërore, por në radhë të parë udhëtimin në fundin e një perandorie që duket se shpërbëhet në shenjat e para të shkrirjes, në zemrën e një populli krenar por të zhgënjyer, të ashpër dhe sentimental, që jeton në nostalgjinë e përjetshme...

    700 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra