Sue Monk Kidd u lind në 1948 në qytetin Sylvester, Georgia. Romani i saj “Jeta sekrete e bletëve” ka kaluar më shumë se njëqind javë në listën “Bestseller” dhe është shitur në miliona kopje në mbarë botën, duke fituar njëkohësisht shumë çmime të rëndësishme letrare. Tashmë i kthyer në një libër klasik modern është bërë një nga librat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore amerikane.
Studio “Fox Searchlight Pictures”, realizoi filmin me të njejtin emër, në tetor të vitit 2008, me një staf të përbërë nga yje kinematografie.
Romani i saj i dytë “The Marmaid Chair”, # one of bestseller New york Times, fitoi Çmimin 2005 Quill Ward për rrëfimin më të mirë artistik.
Sue Monk Kidd jeton në Charleston, Karolina e Jugut me bashkëshortin e saj.
Një rrëfim i humbjes dhe i gjetjes së dashurisë, i bindjes dhe i faljes, romani “Jeta sekrete e bletëvë” eksploron plagët e shoqërisë dhe shpalos në kuptimin më të thellë idenë, se në jetë duhet të zgjedhësh atë që vlen.
“Shpikja e flatrave” është roman shumë i suksesshëm i autores Sue Monk Kidd. “Shpikja e flatrave” i ndjek këto dy gra në rrugëtimin e tyre për tridhjetë e pesë vitet në vijim, teksa secila rreket të krijojë jetën e saj, duke lënë gjurmë të dukshme në jetën e tjetrës e duke formuar një marrëdhënie të shënjuar nga faji, dështimet, largimet dhe vuajtjet prej...