
Rovena Rrozhani (Kalaja) është shkrimtare dhe gazetare. Ajo është autore e librit me poezi për fëmijë “Po vjen Babagjyshi”, si dhe bashkautore e librave për fëmijë “Tutu mëson të dëgjojë” dhe “Kush e shëroi elefantushin”, autore e katër shfaqjeve teatrale, “Domatja kërcimtare”, “Rozi dhe kopshti magjik”, “Ylli vezullues” dhe “Derrkuci gjumash”.
Rovena Rrozhani (Kalaja) është shkrimtare dhe gazetare. Ajo është autore e librit me poezi për fëmijë “Po vjen Babagjyshi”, si dhe bashkautore e librave për fëmijë “Tutu mëson të dëgjojë” dhe “Kush e shëroi elefantushin”, autore e katër shfaqjeve teatrale, “Domatja kërcimtare”, “Rozi dhe kopshti magjik”, “Ylli vezullues” dhe “Derrkuci gjumash”. Po kështu është autore e disa teksteve të këngëve të vlerësuara me çmime në Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë.
Rrozhani është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj dhe është përfshirë në Antologjinë e Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj të botuar nga Ministria e Kulturës. Autorja ka disa dorëshkrime në letërsinë për fëmijë, të cilat presin dritën e botimit.

Historia e arushit Tom vazhdon… Ai është rritur dhe po ashtu Andi, djali i vogël që e ndihmoi dikur. Do të kalojnë së bashku aventura të reja, nëpër të cilat miqësia do të bëhet më e fortë. Bashkë me ta do të jetë Egreta dhe shumë personazhe të tjera nga Lëndina dhe Qyteza.
Është një përrallë e fuqisë së shpirtit, dritës brenda vetes dhe dashurisë për mjedisin. Ky libër shoqërohet me vizatimet fantastike të Artur Dautit
"Hana, vajza që kapi diellin" nga Rovena Rrozhani është shkruar në kuadër të iniciativës "Awake not Sleeping Writing Workshops", të organizuar nga Zyra Rajonale e UN Women për Europën dhe ...
Një ngjarje emocionuese! Historia e Tomit, arushit të robëruar në kafaz, që bën çmos të fitojë lirinë. Një histori, që tregon se kafshët kanë nevojë për shtëpinë e tyre, ashtu si edhe njerëzit. Një udhëtim në një botë ku zemra rreh fort për Tomin dhe miqtë e tij të mirë. Libri ka vlerë të shtuar nga ilustrimet e Borena Frashërit (Kunze), të cilat e bëjnë...
Nëpërmjet humorit dhe lojës, kjo përrallë e mbështetur në motive popullore orienton fëmijët drejt zgjidhjes së problemeve, nxit mendimin, përcjell vlerën e miqësisë dhe të mbështetjes së njerëzve që gjenden në vështirësi.