Roger Scruton ka lindur në vitin 1944 dhe u nda nga jeta më 12 janar 2020. Ai është një nga mbështetësit më të vendosur të konservatorizmit, ka një kontribut të gjerë e të thellë në filozofi, në mendimin politik dhe në përkufizimin e disa prej sfidave më të mëdha, mes tyre: demokracia, kombi, të drejtat, feja, morali, e mira e përbashkët, etj. Mediat britanike e kanë cilësuar si filozofin më të arrirë të Britanisë së Madhe, që prej kohës së Edmund Burke-es, dhe një yll që rrezellit në mendimin e sotëm filozofik. Ka punuar si Profesor i Filozofisë në disa prej universiteteve më prestigjoze të botës përfshirë këtu Oxfordin, Cambridge, etj, është autor i më shumë se 30 librave, disa prej të cilëve gjenden tashmë në panteonin e literaturës filozofike, politike e sociale, shkrimtar i dy romaneve dhe shumë punimeve të tjera mbi filozofinë, artik, kulturën, estetikën, fenë, etikën, moralin, si dhe kompozitor i dy operave. Mbante titullin Sir dhënë nga Mbretëresha e Anglisë. Ai u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, në moshën 75-vjeçare.
Ky liber eshte nder botimet me te rendesishme ne fushen e mendimit filozofik nga nje prej mendjeve me brilante te kohes tone
Konsiderohet një nga librat më elegantë të filozofisë politike, në të cilin Scruton trajton sfidat më të mëdha të mendimit politik konservator, por edhe të veprimit politik të partive që janë të rreshtuara djathtas. Me një gjuhë të përkorë dhe thellësi të rrallë, autori depërton në konceptet themelore të konservatorizmit dhe ndërton qasjen që duhet të...