Parid Teferiçi (1972) ka lindur në Kavajë. Ka studiuar matematikë në Tiranë dhe ekonomi bankare në Milano. Ka punuar pranë Institutit të Kulturës “Giorgio Cini” në Ferrara, ku kujdesej për artet vizive. Punimet e tij i ka ekspozuar në Romë, në Ferrara. Për pikturën e tij, ndër të tjera kanë shkruar: F. Patruno, G. Cerioli, M. L. Brunelli, M. Zavagli, M.Cunico. Gjithashtu ka përkthyer vepra nga Thomas, Aleixandre, Cernuda etj. Libra të botuar prej tij janë: “Molla e detyrueshme”, 1993, “Bërë me largësì”, 1996, “Meqenëse sytë”, 2003 etj.
Ka fituar çmimin e parë për librin me poezi “Largësi ideale” në Panairin e Librit 2015.
“Largësi ideale” i Parid Teferiçit vlerësohet për prurje të qenësishme të një ligjërimi modern, me një strukturë dinamike e poetike, me pikëprerje origjinale edhe në artet e tjera