Sigmund Freud

Sigmund Frojdi është quajtur babai i psikoanalizës, metodë e terapisë me biseda, diskutime dhe hetime të frikës së fshehur. Ai ka lënë gjurmë të pashlyera në fushën e psikologjisë dhe raporteve të saj me disiplina të tjera përmes veprave që ka botuar

Sigmund Freud (Frojd) lindi më 6 maj 1856 në Moravi, rajon në pjesën lindore të Republikës Çeke. Shumicën e jetës, Frojdi e kaloi në Vienë të Austrisë. Ai studioi për mjekësi dhe nga fundi i shekullit të XIX, doli me disa ide të reja shumë interesante rreth mendjes së njeriut. Por punimin e tij të parë shkencor Frojdi ua kushtoi kafshëve të detit, përfshi seksualitetit të ngjalave.


Fillimisht Frojdi u regjistrua në Universitetin e Vjenës si student në fakultetin Juridik. Gjatë kësaj periudhe ai u ndikua nga teoritë darviniste, të cilat e shtynë të studionte për mjekësi. Frojdi është cilësuar si një nga mendjet më të mëdha të të gjitha kohërave.


Zigmund Frojdi ishte një nga shkencëtarët e parë që kreu kërkime serioze rreth mendjes. Mendja është mbledhja e aktiviteteve me bazë në tru, që kanë të bëjnë me mënyrës se si njeriu vepron, mendon, ndjen dhe arsyeton.


Frojdi zhvillonte bisedime të gjata me pacientë dhe studionte ëndrrat e tyre për të gjetur shkaqet e problemeve mendore dhe emocionale. Ai përdorte edhe hipnozën si mënyrë për të parë nëse pacientët do të ndihmoheshin për të lehtësuar mendjet e trazuara. Por në shumicën e rasteve efektet ishin vetëm të përkohshme.


Frojdi ishte i pari në rrugën e tij edhe pse ajo që bëri, sot mund të duket e lehtë. Ai ulej pranë pacientëve dhe dëgjonte se çfarë thonin. Pastaj i nxiste ata të flisnin rreth çdo gjëje që mendonin. Sipas Frojdit, të gjitha idetë, mendimet dhe çdo gjë që kalonte në mendjen e këtyre pacientëve ata duhej t’a shprehnin; asgjë nuk duhej lënë pa thënë për shkak të frikës, turpit ose fajit.


Frojdi besonte se të gjitha kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë ruhen thellë pa vetëdije në mendje. Kjo pjesë e mendjes, thoshte ai, përmban urime, dëshira dhe përvoja shumë të frikëshme për t’u njohur.


Frojdi mendonte se në qoftë se këto kujtime mund të sillen disi në mendjen e vetëdijëshme, a rikujtoheshin, pacienti do të ndjente përsëri dhimbje, por këtë herë personi do t’i përjetonte si një i rritur; do t’i ndjente, shqyrtonte dhe së fundi do t’i kuptonte ato.


Frojdi arsyetonte se duke përdorur këtë metodë, dhimbja dhe trysnia emocionale e së kaluarës do të dobësohej dukshëm; këto ndjenja do të humbisnin forcën e tyre dhe së shpejti pacienti do të ndjehej më mirë.


Frojdi doli me propozimin se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego. Sipas kësaj teorie, Superego vepron si një përmbajtës që udhëhiqet nga vlerat të cilat njeriu i mëson nga prindërit dhe shoqëria. Puna e Superegos është t’a mbajë Idin nën kontroll.


Id është tërësisht pa ndjenja, por shërben si ushqim për ndjenjat që kërkojnë kënaqësinë e menjëhershme a plotësimin me çdo kusht të nevojave dhe dëshirave.


Ego – Uni ose Vetja ofron reagim të menjëhershëm për ngjarjet e realitetit. Uni është vija e parë e mbrojtjes e vetes nga tjetri. Uni përpiqet të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego,


Shumë nga teoritë e Freud mbi mënyrën se si funksionon mendja gjithashtu kishin lidhje të forta seksuale. Këto ide përfshinjnë atë që Frojdi i cilësoi si ndjenjat e shtypura të bijve ndaj nënave, dhe bijave ndaj etërve.


Nëse asgjë tjetër, idetë e Frojdit ishin ndryshe. Disa i kanë hedhur poshtë ato. Të tjerë i kanë pranuar. Por askush nuk është në mosmarrëveshje rreth ndikimit të madh të Frojdit në shkencën e shëndetit mendor.


Profesor James Gray në Universitetin Amerikan në Ëashington, DC thotë se tre prej të ideve të mëdha të Frojdit janë ende sot pjesë e të menduarit; Idea e mendjes pa ndjenja: idea se njeriu nuk është i detyruar të dijë se çfarë e drejton a kush e udhëheq për të bërë gjërat që bën; dhe idea se njeriu formohet në pesë vitet e para të jetës,


Doktor Frojd ishte neurolog. Ai trajtonte çrregullime të sistemit nervor. Ai mendonte se sëmundjet fizike mund t’i fshehin më thellë problemet mendore. “Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë”. Studimet e Frojdit lidhur me shkaqet dhe trajtimin e çrregullimeve mendore ndihmuan në lindjen e shumë ideve në psikiatri, fushë e mjekësisë që trajton kushtet mendore dhe emocionale.


Frojdi është quajtur babai i psikoanalizës, metodë e terapisë me biseda, diskutime dhe hetime të frikës së fshehur.


Sigmund Frojd përdorte shoqërimin e lirë. Ai mendonte se vetëm kështu pacientët mund të çlironin mendimet e tyre dhe të thonin çdo gjë që mendonin. Frojdi gjithashtu i nxiste pacientët të flisnin për ëndrrat e tyre në përpjekje për të shqyrtuar frikën e fshehur dhe dëshirat a pavetëdijëshme. Të paktën deri në fund të viteve 1950, versioni frojdian i psikoanalizës ishte ndër më të përhapurit.


Psikoanaliza është përdorur më rrallë në Shtetet e Bashkuara. Një arsye është se ky lloj trajtimi merr një kohë të gjatë, rreth pesë vjet. Pacientët zakonisht duhet të paguajnë për trajtimin e tyre dhe të pakta janë sigurimet shëndetësore që mbulojnë shpenzimet për këtë formë terapie.


Psikoanaliza ka përkrahësit dhe kritikët e saj. Shkalla e suksesit të kësaj terapie është e vështirë të matet sepse çdo rast është i ndryshëm. Ekspertët e shëndetit mendor thonë se terapitë shpesh mund të ndihmojnë pacientët që vuajnë nga depresioni, stresi apo kushte të tjera të rënda.


Ati i psikoanalizës, Sigmund Freud, la Vjenën pak pasi trupat naziste hynë në Austri më 1938. Nazistët kishin një plan për shfarrosjen e të gjithë hebrenjëve të Evropës. Frojdi mundi të shkonte në Angli, ndërsa katër motrat e tij qëndruan në Vienë. Ato vdiqën a u vranë në kampet naziste të përqëndrimit. .


Frojdi vdiq në moshën 83 vjeçare në Londër në shtator të vitit 1939. Ana Frojd, më e vogla nga gjashtë fëmijët e tij, u bë një psikoanaliste e njohur.


Kush apo çfare ndikoi mbi Frojdin për t’u marrë me psikologji? Biografët e tij thonë se punimi shkencor rreth seksualitetit të ngjalave fatmirësisht nuk pati sukses, përndryshe sot do të dihej shume pak rreth mendjes njerëzore. Para Sigmund Frojdit, asnjë shkencëtar modern nuk kishte hyrë aq thellë në mendjen e njeriut.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 24 nga 24 libra
  • Shikim i shpejtë
    850 Lekë Nuk është në stok

    850 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Ky është një libër bazë që shënoi epokën e madhe të studimit të subkoshiencës njerëzore, shtysat dhe domethënien e tyre. Këtu zënë fill shumë nga teoritë e mëvonshme të Frojdit, një prej mendjeve më të spikatura të shekullit të kaluar

  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Nuk është në stok

    "Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme..."

    1 200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    4 000 Lekë Në stok

    Ne kete botim special jane perfshire ne nje liber te vetem 3 librat e Zigmund Frojdit "Hyrje ne psikanalize"

    4 000 Lekë
    Në stok
  • Ne kete pako jane perfshire tre librat Hyrje ne psikanalize te Frojdit, ku jane permbledhur te gjitha leksionet e tij ne kete disipline

  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Nuk është në stok

    Në rast se një mjek praktikant psikoanalist pyet veten, se për çfarë vuajtjesh i kërkohet më shpesh ndihmë, atëherë ai, pa marrë parasysh frikën shumëformëshe, duhet të përgjigjet: nga impotenca psikike.

    1 200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Nuk është në stok

    Krijuesi bën të njëjtën gjë si fëmija që luan. Ai krijon një botë të fantazuar, të cilën e merr shumë seriozisht, d.m.th. e trajton me pasion të madh duke e ndarë qartë nga realiteti. Gjuha e fikson këtë afri të lojës së fëmijës me krijimin poetik, kur veprimtari të tilla krijuese që orientohen nga objektet e kapshme dhe që mund të zbatohen, i quan...

    1 200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Shpesh kemi dëgjuar të formulohet kërkesa se një shkencë duhet të ndërtohet mbi koncepte themelore të qarta e të përcaktuara mirë. Në të vërtetë, asnjë shkencë, edhe ajo më e sakta, nuk fillon me të tilla përkufizime. Fillimi i vërtetë i veprimtarisë shkencore qëndron më shumë në përshkrimin e dukurive që më pas mblidhen, rregullohen dhe bashkërendohen.

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Neurozat kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë. Disa dokumente të asaj kohe dëshmojnë se simptomatologjia e neurozave nuk ka pësuar ndryshime.

    500 Lekë
    Në stok
  • Neurozat kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë. Disa dokumente të asaj kohe dëshmojnë se simptomatologjia e neurozave nuk ka pësuar ndryshime.

  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Në progresion racional ai paraqiti konceptet kryesore psikoanalitike, si dhuna, shoqërimi i lirë dhe libido. Ai shpjegon meganizmat sesi funksionon mendja njerëzore. Kjo është një nga veprat e mëdha të frojdit prandaj duhet të përgatitesh për ta lexuar më shumë se një herë për shkak të gjuhës së ndërlikuar figurative të Freud të gërsheton letërsinë,...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Pavarësisht të gjitha plotësimeve, që do t’i bëheshin strukturës së psikoanalizës gjatë çerekshekullit që pasoi, këto leksione paraqesin një skicë paraprake të admirueshme. Japin një ide të shkëlqyeshme të stilit të qartë e të çlirët dhe të arsyetimit të pasforcuar, që e bënë Frojdin një lektor aq të shquar.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Sigmund Freud (1856-1939) konsideruar si ndër mendimtarët më të shquar të shek. XX, ishte neurolog austriak, i cili themeloi shkollën psikanalitike dhe psikiatrike. Ai u bë i njohur për teoritë e tij në lidhje me gjendjen e pandërgjegjshme dhe mekanizmin mbrojtës të represionit, si dhe për krijimin e praktikës klinike të psikanalizës për trajtimin...

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Termi "histeri" zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe...

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin.

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Nuk është në stok

    Kjo vepër sjell një tjetër përmasë të gjenisë së Freudit; analizën e vetëdijes kolektive, shkaqet dhe mënyrën sesi funksionon qenia njerëzore në një organizim shoqëror.

    1 200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Nuk është në stok

    Është e natyrshme se kush ka pasur ndonjëherë rastin të ineresohet në literaturën e estetëve e të psikologëve se çfarë shpjegimi mund t'i jepet thelbit të shakasë, duhet të pranojë që përpjekjet filozofike nuk e kanë prekur atë në atë masë që e meriton, falë rolit që luan në jetën tonë shpirtërore. Vetëm pak mendimtarë janë interesuar deri në thellësi për...

    1 200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Freud saw that man is at war with himself and often unable to tolerate too much reality. He propounded the theory that dreams are the contraband representations of the beast within man, smuggled into awareness during sleep.

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Totem dhe tabu, disa pika takimi mes jetës mendore të popujve të egër dhe neurotikëve. Në këto dy romane shohim se si makina e pushtetit, e institucioneve të moralit e të drejtësisë është lidhur ngushtë me një zinxhir marrëveshjesh të fshehta.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan,vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore. Kështu e përmbledh Frojdi "Mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 24 nga 24 libra