Teodora Toleva ka mbrojtur Doktoraturën evropiane në Histori para komisionit të përbërë nga përfaqësues të Universitetit të Barcelonës, Universitetit të Londrës dhe Universitetit të Vjenës në shtator 2008. Studimet e saj i ka përqendruar te "Ç.Cshtja Lindore", veçanërisht te çështja maqedone, armene dhe shqiptare. Me interes për Dr. Tolevën janë studimi i MonarkisC së Habsburgëve dhe dukuria e emigracionit në histori. Dr. Teodora Toleva ka kryer gjimnazin e gjuhës frënge "Alphonse de Lamartine" në Sofje. Ka përfunduar studimet Bachelor në Ballkanistikë në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG). Ka mbrojtur disertacionin për nivelin Master në Degën e Historisë Bashkëkohore të Universitetit Autonom të Barcelonës dhe disertacionin për nivelin Master of Sciences (shtator 2006) në Degën e Historisë Bashkëkohore të Universitetit të Barcelonës. Ka mbrojtur doktoratën Evropiane për HistorinC Bashkëkohore në Universitetin e Barcelonës.
Gjatë shekullit XIX, për të krijuar shtetet e veta, kombet etnike luftojnë kundër perandorive, ndërsa gjatë shek. XX shtetet krijojnë kombet politike.