Valbona Banka

Valbona Banka ka lindur në vitin 1978. Është diplomuar në Universiteti Politeknik Tiranë, në Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, 1997 - 2002. Që prej vitit 2002 e në vazhdim ka punuar në profesionin e Inxhinieres së Mjedisit në një kompani private që operon në fushën e ndërtimit.


Krijimtaria letrare për Valbonën është një pasion dhe si çdo gjë e bërë me pasion, buron nga zemra. Profesioni i Inxhinieres së Mjedisit e shoqëron përgjatë shkrimit, duke i prirë udhën krijimtarisë me qëllimin për të sjellë frymëzim dhe motivim si dhe për të shfaqur në një mënyrë shumë origjinale tek lexuesit probleme aktuale dhe të ndjeshme të shoqërisë sonë. Si nënë e dy fëmijëve e gjen frymëzimin në çdo fillim dite duke u zhytur dhe bërë njësh në botën e tyre të mbushur përplotë me imagjinatë, ëndrra dhe dashurinë për natyrën dhe njeriun. Romani i saj i parë “Aria Hidh e prit!” përshkruan realitetin e parë me sytë e një fëmije. Energjia pozitive e Arias, guximi, krenaria, dashuria për të vëllanë, të bëjnë të reflektosh për gjithçka ke, të jesh mirënjohës dhe falenderues.


Dhe më e rëndësishmja në jetën tonë, ajo që mbetet pavarësisht rrugëtimit tonë është edhe mesazhi kryesor që Aria na e tregon gjatë gjithë historisë së saj: Njeriun duhet ta udhëheqë dashuria! Dhe familjen e mban dashuria dhe jo numri i pjestarëve të saj! Aventurat dhe humori e bëjnë argëtues leximin e historisë së Arias.


Ky roman u shpall botimi më i mirë i vitit 2022 nga platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 2 prill 2023.


Romani i saj i dytë “Zgjohu Kërshëri!” përshkruan boshllëkun që lë emigrimi në vendin tonë. Kërshëria është një ndjesi, një nxitje që na shtyn të njohim të panjohurën. Në këtë histori Kërshëria është shndërruar në një personazh shumë tërheqës dhe argëtues, duke u bërë kështu ndikues në jetën e personazheve të tjerë. Fantazia dhe imagjinata shkrihen me realitetin të cilin autorja e përshkruan natyrshëm, pa hezituar të nxjerrë në pah mungesat që shkakton emigrimi. Rikthimi në vendlindje është i pashmangshëm si dhe nevoja për të rigjetur rrënjët e tua. Kur je fëmijë kërshëria është gjithnjë me ty. Kur rritesh, kujtohu ta zgjosh!

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 10 nga 10 libra
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Aria nuk ka prindër, ka vetëm një vëlla dhe zemrën e saj të madhe plot me dashuri.Për të nuk ka rëndësi nëse jeton në shtëpinë e fëmijës apo jo, mjaft që pranë të ketë Rainin, në mungesë të të cilit nuk merr dot as frymë.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Le të udhëtojmë edhe ne me Arian dhe personazhet e tjera, mes situatave të papritura dhe humorit, për të shijuar këtë përvojë.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Aria, si shumë fëmijë të tjerë, e do pafund detin, por nuk e ka parë kurrë. Teksa sodit detin e pikturuar në murin e dhomës së saj, ajo pret me padurim ardhjen e Bikës, vullnetares në shtëpinë e kujdesit, e cila i ka premtuar t’ia bëjë realitet ëndrrën: “Pushime në det me Bikën dhe familjen e saj”.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    A keni parë e dëgjuar ndonjëherë që një mace, një derrkuckë, një kalë, një papagall, një qenush, një hamster dhe një lepurush të jenë shokë për kokë?

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    “Bota e padukshme e adoleshencës” është një libër për çdo adoleshent që është ndier ndonjëherë i padukshëm apo ipakuptuar…Si dhe për çdo prind që ka dashur ta kuptojë, por nuk ka ditur sesi.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 170 Lekë 1 300 Lekë -10% Në stok

    Valbona Banka është një emër i ri në letërsinë për fëmijë, por që tashmë ka të shkruar tre vepra për lexuesit e vegjël. Me rastin e fitimit të cmimit për librin më të mirë për fëmijë për vitin 2022 nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari ne kemi bërë bashkë në një set librin fitues “Aria hidh e prit” dhe “Zgjohu kërshëri”, si rekomandime edhe për lexuesit e...

    1 170 Lekë
    1 300 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    E kishte vendosur. Do të bënte diçka për të fituar para. Në fillim, do të blinte syzet e gjyshit. Pastaj, me çfarë t’i  mbeteshin, një libër... një të vogël, të hollë, me përralla. Më vonë, një tjetër, më të madh. Dhe më pas një tjetër. Një botë e tërë përrallash që rritej dalëngadalë; donte të ngrinte një bibliotekë vetëm për vete.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Autorja Valbona Banka, fituese e çmimit per librin me te mire per femije per vitin 2022 tek Bukinist.al, vjen me nje liber te ri. Ky liber grish fantazine e lexuesve te vegjel me nje bote plot mistere. Një lexim me të papritura, plot mistere për t’u zbuluar që do ju mbajne pezull...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Broni është një djalë 8-vjeçar që jeton në një qytet të së ardhmes. Atje, gjithë jeta rrjedh vetëm përmes sistemeve teknologjike, madje edhe ushqimet nuk janë më natyrore. Mirëpo, një natë sistemi pëson një defekt, për shkak të të cilit shuhet Kujtesa e fjalëve. Nëpër kompjutera zhduken përrallat, historitë, fjalorët, ndërkaq çdo burim i fjalëve është...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Kërshëria është një dëshirë, një nxitje apo një shtysë e madhe për të mësuar gjëra të reja që nuk i dimë… Por, kësaj here është shndërruar në një personazh simpatik dhe të këndshëm që i pëlqen shumë të rrijë me fëmijët po aq sa edhe fëmijëve u pëlqen të rrinë me të. Vetëm ata munden ta zbulojnë, ta shohin, të rrinë, të luajnë e të flasin me të, teksa të...

    700 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 10 nga 10 libra