Osvalds Zebris, (1975) është shkrimtar dhe gazetar leton, ka një master në ekonomi, është marrë me çështjet e komunikimit dhe të marrëdhënieve me publikun, si dhe ka qenë redaktor në gazeta dhe revista të ndryshme. Në 2010, me librin e tij të parë, një përmbledhje tregimesh me titull Brīvība tīklos (“Liria në rrjete”) fitoi Çmimin e Letërsisë Letone për debutimin më të mirë. “Nën hijen e Kodrës së gjelave” u shkrua dhe u botua për serinë “Ne. Letonia, shekulli XX”. Ai është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Letonë.
“Nën hijen e Kodrës së gjelave” është një roman historik, i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Perandorisë Ruse. Ky roman është fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, në vitin 2017.