Peter Bartl ka lindur në vitin 1938 në Cottbus, Gjermani. Pas studimit të historisë së Europës Lindore, sllavistikës dhe turkologjisë, ka botuar një sërë studimesh historike rreth Europës juglindore e më ngushtë Shqipërisë, Ka botuar disa libra për historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit. Deri tani janë botuar tre prej vëllimeve kushtuar Dioqezës së Lezhës (2007); Dioqezës së Durrësit (2011) dhe asaj të Sapës (2014).
Peter Bartl ka lindur në vitin 1938 në Cottbus, Gjermani. Pas studimit të historisë së Europës Lindore, sllavistikës dhe turkologjisë, ka botuar një sërë studimesh historike rreth Europës juglindore e më ngushtë Shqipërisë.
Prej vitit 1980 e deri më 2004, ishte profesor për historinë e Europës Juglindore e Lindore në universitetin e Mynihut. Këtu drejtoi edhe Institutin e Shqipërisë, qendër studimore me bibliotekë të pasur që i kushtohej tërësisht vendit tonë.
Ndër veprat e tij mund të përmenden "Muslimanët shqiptarë në kohën e lëvizjes për pavarësi" 1968; "Ballkani perëndimor midis Monarkisë spanjolle dhe Perandorisë osmane", 1974.
Vepra e tij e fundit është vepra madhore me disa vëllime "Albania sacra: Relacione të vizitave baritore prej Shqipërisë."
Vepra parashikohet të përfshijë pesë vëllime dhe paraqet mundin e punës së tij shumëvjeçare në hulumtimin e në përgatitjen e një serie të gjatë dokumentesh që hedhin dritë mbi periudha dhe probleme të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Deri tani janë botuar tre prej vëllimeve kushtuar Dioqezës së Lezhës (2007); Dioqezës së Durrësit (2011) dhe asaj të Sapës (2014).
Një libër mjaft interesant, ku autorit i është dashur të nxjerrëmaterial të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.
Libri që po ju prezantojmë trajton fazën e fundit të islamizimit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, brenda një hapësire kohore që kufizohet nga dy ngjarje politike 1878 (Lidhja e Prizrenit) dhe 1912 (shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë).Shqipëria është i vetmi vend në Gadishullin Ballkanik ku islamizimi përfshiu dy të tretat e popullsisë vendëse. Shkaqet...
Peter Bartl është sot padyshim një ndër studiuesit më seriozë e më të rëndësishëm të albanologjisë.