Sandro Veronesi ka lindur në Firence në vitin 1959 dhe është një prozator, eseist dhe gazetar italian i njohur
Sandro Veronesi ka lindur në Firence në vitin 1959 dhe është një prozator, eseist dhe gazetar italian i njohur. Pasii përfundoi studimet për Arkitekturë në Firence nisi karrierën si shkrimtar rreth tridhjet vite më parë. Veronesi publikoi vëllimin e tij të parë me poezi kur ishte vetëm 25 vjeç dhe mbetet vepra e vetme deri më tani në vargje. Më pas botoi pesë novela, tre libra me ese një pjesë teatrore dhe disa paradhënie për vëllimet me noleva, ese, intervista dhe pjesë skenike si dhe programe televizive.
Ky roman i heq maskat e njerëzve në përditshmëri. Autori të gllabëron që në faqet e para të historisë së personazhit, Pietro Paladini, i cili pasi humbet gruan, nis të vëzhgojë në thellësi jetën dhe përditshmërinë e vajzës së tij. Nëse në pamje të parë libri duket një melodramë, romani përfundon në një dramë qesharake, përmes mjeshtrisë së rrëfimit dhe...
Një roman tejet i fuqishëm për forcën therëse të jetës, që magjeps dhe mallëngjen lexuesin. Fitues i çmimit “Strega” në Itali.
Ky libër është vijim i thrillerit “Kaosi i qetës” ku fatkeqësitë e heroit tonë Pietro Paladini vazhdojnë. Brenda një dite atij i ndodhin disa fatkeqësi të tjera, teksa vihet nën hetim për krime që nuk i ka bërë. Por, çfarë i ndodh në këtë copë rruge që rrëfehet plot mjeshtri nga Sandro Veronese. Për më shumë, iu ftojmë ta bëni pjesë të leximeve romanin e...