Pëllumb Xhufi i ka filluar studimet klasike për latinisht e greqishte të vjetër në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Studimet e larta për Letra Klasike i ka kryer në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Është thelluar në studimet për histori e filologji mesjetare e bizantine në Greqi (1981), Gjermani (1991-1992), Austri (1992). Është autor e bashkautor i Historisë së Shqipërisë (Mesjeta), Statutet e Shkodrës, Dilemat e Arbërit, Nga Paleologët te Muzakajt, Ikje nga Bizanti, L’ Albania veneta, Çamëria - një vështrim historik e etnokulturor si dhe i një numri të madh punimesh e artikujsh të botuar në periodikë shkencorë brenda dhe jashtë vendit

Autori i këtij libri, mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër invazorit osman, të punojë për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar.