William Faulkner lindi më 15 shtator 1897 në Nju Albani, Misisipi, SHBA. Ai rrjedh nga një familje që ka dhënë guvernatorë, gjeneralë dhe shtetarë, por për shkak të luftës civile amerikane, ajo përfundoi në varfëri të thellë
William Faulkner lindi më 15 shtator 1897 në Nju Albani, Misisipi, SHBA. Ai rrjedh nga një familje që ka dhënë guvernatorë, gjeneralë dhe shtetarë, por për shkak të luftës civile amerikane, ajo përfundoi në varfëri të thellë.
Pas Luftë së Parë Botërore, gjatë së cilës Faulkner u angazhua në aviacionin luftarak kanadez dhe dy herë u rrëzua në Francë, nga të cilat pësoi lëndime të rënda, u kthye në Amerikë. Në atdhe s'e priste as lavdia, as puna, as dashuria. Vetëm letërsia.
"Unë jam një fshatar i cili rrëfen me qejf", - thoshte Faulkner me modesti. Më 1949, ai u shpërblye me çmimin Nobel për veprën e tij letrare. Faulkner vdiq më 6 korrik 1962.
“Dritë e gushtit” është roman që vlerësohet mes kryeveprave të tij. Ky roman futet thellë në çështje thelbësore lidhur me racën, fenë, seksualizmin, rolin e kujtesës tek vetëdija dhe të shkuarën njerëzore duke shfaqur ngurtësinë morale të një bashkësie të tërë.
Romani Duke dhënë shpirt (1930) i Uilliam Folknerit renditet ndër kryeveprat e letërsisë moderniste, një aventurë e guximshme në stil, e cila u kundërvihet konvencioneve letrare dhe pushtetit të së shkuarës.
Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm vetëm sepse ai do të mbijetojë. Kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkënditjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do të ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindier, i pashtershëm i njeriut, që...