Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.