Thomas Hardy

Tomas Hardi (1840 – 1928) lindi në fshatin Dorset. Ai e donte shumë mënyrën e jetesës dhe traditat e fshatit, të cilat ishin pjesë e rëndësishme e fëmijërisë së tij dhe e mjedisit familjar ku u rrit. I ati, përveçse një gurgdhendës, drejtonte një kor dhe këndonte në të. Kështu, edhe të birin filloi ta tërhiqte arkitektura e kishave dhe iu rrit më shumë dashuria për muzikën.


Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, Hardi filloi studimet në Dorçester për arkitekturë kishash. E ëma i dha zemër për të vazhduar studimet edhe më tej. Kështu, ai vazhdoi me leximet e historive greke e latine. Në moshën 22 vjeçare shkoi në Londër ku filloi të punonte si arkitekt dhe në të njëjtën kohë nisi edhe të shkruante. Kur zbuloi se botuesit nuk e pëlqenin poezinë e tij, ai filloi të shkruante novela dhe botoi një novelë në vit nga viti 1871 deri në 1875.


Novela më e njohur e tij ishte "Larg turmës së çmendur", e cila u botua më 1874. Kështu, vazhdoi të shkruante novela të shkurtra, përfshirë këtu edhe librin "Zona e Pyjeve", i cili u prit me entuziazëm të madh nga publiku. Megjithatë, kur në vitin 1891 u botua libri "Tesi i D'Erbërvilëve", ai u kritikua për fundin tragjik dhe për përshkrimin e jetës së vështirë të fshatit.


Dhe kur në vitin 1896 botoi "Tradhtar dhe i panjohur", edhe kritika, edhe publiku protestoi fuqishëm për dëshpërimin dhe humbjen e shpresës që mbizotëronte në libër. Pas këtyre sulmeve për punën e tij, Hardi nuk shkroi më novela. Ai iu kthye dashurisë së tij të parë, poezisë, dhe gjatë tridhjetë viteve të fundit të jetës së tij botoi tetë vëllime me poezi.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Në stok

    Vendosur në zemër të Ueseksit, të cilin Hardi e njihte dhe e donte aq shumë, “Kryebashkiaku i Kastërbrixhit” (Dorçesterit të sotëm) rrëfen historinë tragjike të një prej personazheve më madhorë të letërsisë: Majkëll Hençardit. Ai shet gruan dhe vajzen ne nje gjendje te alkolizuar dhe pas ketij akti cnjerezor hapet nje port tjeter drejt pushtetit dhe...

    1 300 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Në stok

    Një roman pasionant dhe i ëmbël, “Larg turmës së çmendur” gëlon nga përshkrimet e peizazheve pastorale dhe ndjenjave të sinqerta.

    1 400 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra