Oriana Fallaci

Oriana Fallaci është shkrimtare dhe gazetare e famshme italiane. Ajo mbahet mend si një nga intervistueset e personaliteteve më të njohura politike të shekullit të XX, njëherësh edhe për librat e saj antikonformiste, ku spikasin qëndrimet e saj ndaj islamit radikal dhe fenomeneve që po ndodhin në botën arabe

Oriana Fallaci lindi më 29 qershor 1929 në në Firence, në Itali. Në moshë të re mbështeti grupin demokratik Giustizia e liberta”, duke ndjekur idetë e të atit të saj, i cili ishte kundër diktaturës dhe fazhimit italian. Gjatë luftës së Dytë Botërore mbështeti luftën dhe doli partizan. Menjëherë pas luftës e nisi karrierën si gazetare, e cila spikati për guximin dhe vlerat e saj. Ajo ka punuar si korrespondente në disa zona lufte si në Vietnam, në konfliktin ido-pakistanez, në Lindjen e Mesme dhe në Amerikën e Jugut.


Fallaci i kushtoi një rëndësi të veçantë zhanrit të intervistës, ku intervistoi personalitete të njohura politike të gjysmës së dytë të shekullit të XX si Aleksandros Panagoulis, Jorgos Papadhpoulos, Henry Kissinger. Ayatollah Khomeini, Jaser Arafati, etj. Për kontributet në fushëne gazetarisë ka marrë disa çmime në Itai dhe në vendet e tjera në Perëndim.


Shkrimet e saj janë përkthyer në 21 gjuhë duke përfshirë anglisht, spanjisht, frëngjisht, holandisht, gjermanisht, greke, suedisht, polonisht, kroatisht dhe sllovenisht.


Oriana Fallaci u nda nga jeta më 15 shtator 2006 në Firence pas një lufte që pasi me kancerin e gjirit.


Ajo është autore e disa librave biografikë, me intervista dhe shkrime të tjera. Në gjuhën shqipe janë përkthyer disa nga librat e saj, mes të cilave edhe: Penelopa në luftë”, “Intervistë me historinë” dhe “Një burrë”.

Lista e librave të autorit

Nuk ka libra për këtë autor