SHERRI DUSKEY RINKER-i jeton në Çikago me burrin e saj fotograf dhe me dy djemtë energjikë dhe kureshtarë: njëri i magjepsur pas kandrrave dhe magjisë, tjetri pas kamionëve dhe trenave. Ajo është vazhdimisht e frymëzuar dhe, shpesh, e rraskapitur. E shkroi këtë përrallëz me shpresën e mbrëmjeve sa më të lumtura e të një gjumi sa më të ëmbël.
TOM LICHTENHELD-i është ilustruesi i shumë librave të suksesshëm, të publikuar nga New York Times, si “Duck! Rabbit!”, në bashkëpunim me Amy Krouse Rosenthal-in dhe “Shark vs. Train”, në bashkëpunim me Chris Barton-in. Disa nga librat e suksesshëm të shkruar apo të ilustruar prej tij përfshijnë librat për fëmijë “E-mergency!” dhe “What Are You So Grumpy About?”, vlerësuar nga ALA (Shoqata jo-fitimprurëse e Librarive Amerikane) me çmimin “Notable Children’s Books” dhe “Bridget’s Beret”. Librat e tij mund t’i shihni në adresën e internetit www.tomlichtenheld.com
Me ilustrimet argëtuese e plot jetë të artistit të suksesshëm Tom Liktenhelld dhe rimat e ëmbla me të cilat prezantohet për herë të parë autorja Sheri Daski Rinker, ky libër padyshim që do të jetë shoqëruesi më i mirë i kohës së gjumit për të gjithë ata fëmijë që i kanë shumë për zemër kamionët.