Vladimir Medvedev

Vladimir Medvedev ka lindur në vitin 1944, në Zabaikal të Siberisë, në rajonin e liqenit të Baikalit. Kur ishte ende fëmijë, familja e tij u vendos në Taxhikistan, ku u shkollua dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës. Ka punuar në minierë, mësues, korrespondent në gazeta, fotoreporter dhe redaktor letrar.


Është autor i shumë eseve, novelave të botuara në revista letrare si dhe i një përmbledhjeje me tregime të shkurtra. “Zahok—Tirani” është një nga romanet më të rëndësishme të letërsisë së sotme ruse.


Medvedev zbulon anën e panjohur të Pamirit Taxhik, dhe gërsheton me mjeshtëri gjenealogjinë e despotizmit dhe terrorit. Vepra e tij e mban lexuesin në ankth deri në faqet e fundit të librit.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Në stok
    I ri

    “Zahok - Tirani”, kjo dramë-alegorike njerëzore—që trajton një periudhë të trazuar dhe të dhunshme në historinë pas sovjetike të Taxhikistanit—gjatë shpërthimit të luftës civile në fillimin e viteve 1990, konsiderohet si ngjarje letrare në Rusi. Ky roman shpaloset si një polifoni epike, ku shtatë zëra origjinale shkrihen në një simfoni dramatike dhe në...

    1 300 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër