Robert Thomanikaj

Berti, siç e kanë thirrur gjithnjë autorin tonë, ka ardhur në këtë botën tonë të zhurmshme me dhimbje e gëzime në dhjetor të 1963-shit, në Tiranë. Ardhja e tij jo vetëm, por si binjak, ka bërë –duket– që ai të njohë mirë qysh në bark të nënës shqetësimet e jetës e gjithashtu të vlerësojë gëzimet e saj, –kuptohet: ato shpirtërore. Shkollën fillore e ka bërë tek “Vasil Shanto”, 8-vjeçaren tek “23 Nëntori”, e disa muaj më vonë i është përveshur punës, asaj fizike, për t’mos iu ndarë deri më sot. Ka punuar për rreth 4 vjet në Fonderinë e Gizës (atë të re, lart) në Uzinën Traktori, –po t’mos i llogarisim ato pak javë në hapje tokash të reja, ato tre muaj me Gjeollogjinë në malet e Matit, si dhe ndonjë vit në ndërtim. Shkollën e mesme e ka kryer kështu natën, atë mekanike. Por librave nuk iu është ndarë asnjëherë, duke përfshirë këtu edhe arsimimin e tij autodidakt në disa degë. 


Në shtator të 1984-s është arrestuar për herë të parë nën akuzën e arratisjes. Duket lidhja e tij e pandarë me librat, me Natyrën e të fshehtat e saj ndikoi që ai të mos dënohej me një dhjetshe tek shpia pa qira, por të dilte pas hetuesisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore me diagnozën Hipomani, gjë e cila i mundësoi njohjen me atë vend, ku siç thotë edhe Shvejgu: ekziston një liri e atillë, që as socialistët nuk e kanë ëndërruar, –psiqiatrinë. Kjo odise iu përsërit këtij autori të ardhshëm edhe në 1987-8, pas arrestimit të dytë, po për arratisje. Edhe në psiqiatrinë e Elbasanit Berti nuk iu nda punës, duke punuar si bojaxhi.


Diku në këtë kohë, mes i viteve ’80, ky i ri nis të hedhë vargjet e para në letër, si dhe disa tregime. Edhe romani i tij i vetëm (shiko më poshtë) shkruhet këtë kohë (1986). Por për botim as që mund të bëhet fjalë, sepse përmbajtja e këtyre krijimeve është –pak të thuhet– larg kornizës së lejuar të botimeve.


                                     – * – 


Në korrik të vitit 1990 të riut tonë nuk i shpëton ngjarja e ambasadave, duke përfunduar aty ku ai kish dëshiruar, në Gjermani, vend në të cilin ai gjeti –sipas fjalëve të tij– një lloj tjetër diktature, vend i cili do ti dilte nga zemra pas disa vitesh, për shumë shkaqe që i kemi të shkruara në mjaft shkrime të tij, të pabotuara, por të gjindura në faqen e tij të internetit: fjale cimbuese.


Edhe në Gjermani ai vazhdon me kënaqsi punërat fizike, ato të krahut, të cilat –përveç kënaqsisë dhe ruajtjes së shëndetit– i krijojnë mundësinë e lidhjes me mjaft prej personazheve të tij të shkuar, aktualë e të ardhëm, me mjaft prej situatave që mbushin letrarisht faqet e librave të shkrimtarve.


                                      – * – 


Dikur, aty në vitin 2005, pas një vizite në panairin e librave në Tiranë, atij i ndizet ideja e botimit të vargjeve dhe tregimeve të shkruara ndërkohë. Takimi me poet-shkrimtar-botuesin Petraq Risto e nxit Bertin në plane konkrete. Kështu ai mbledh fillimisht vargjet e tij dhe i boton. Pastaj vazhdon me tregimet, e kështu nis rruga e tij e botimeve, duke i dhënë lexuesit 15 tituj nga viti 2005 e deri në 2015, si libra letrarë, ashtu edhe shkencorë.


                                    – * – 


  Pas disa viteve pushim në drejtim të botimit, por jo shkrimit, ai solli këtë vit (2021) tre tituj. E vetëm këtë vit ai po nis një përpjekje serioze për promovimin e tyre, mirpo –siç pohon ai vetë– pa rezultat. Dhe vazhdon duke thënë, se largimi nga vendi prej rreth tre dekadash ka bërë të humbin format dhe mënyrat e komunikimit midis tij dhe njerëzve këtu! Sipas tij shoqëria shqiptare ka ndryshuar shumë, ka humbur disa cilësi të dikurshme, mes t’cilave edhe interesin për librin. Gjithashtu duhet t’përmendim edhe faktin se të gjitha tentativat e tij për të kontaktuar me mediat kanë rënë në vesh të shurdhër, për t’mos thënë që janë injoruar demostrativisht, –siç ai beson. Megjithatë dhe sidoqoftë, ka për të qenë koha ajo, e cila do vlerësojë më mirë produktin shpirtëror të këtij autori. Dhe, që ajo ta kryejë këtë punë, duhet më parë që ky produkt të bëhet i njohur tek lexuesi. Pikërisht këtë po bën tani Bukinisti, duke shpresuar se edhe çmimet mjaft të ulta, që autori i ka vënë librave të tij, do ta nxisin më tepër lexuesin të njihet me ‘to.  

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 20 nga 20 libra
  • Shikim i shpejtë
    990 Lekë Nuk është në stok

    Një analizë e rallë kjo në letrat shqipe, e pakrahasueshme me librat antifetarë të kohës së “socializmit”, për shkak të zbërthimit të të ashtuquajturve “kode biblike”. Një titull e libër ky i lënë demostrativisht në heshtje nga mediat dhe shteti shqiptar, nga këta shërbyes të drejtuesve krypto-fetarë të shteteve t’mëdha.

    990 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Oh sa mir me kjen shqyptar, oe-oe,| oh sa mir veç me u prrall oe-oe,| oh sa mir me ardh vërdall oe-oe,| oh sa mir me ngel truthar oe-oe!  Ky libër trajton tema social-politike, kryesisht të arealit shqiptar.

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Çfaqje të huaja, një dashuri, një fejesë, shqetësime në organizatën e partisë të një reparti të uzinës Traktori, për të ardhur në fund të librit, tek një shfaqje e nxënësve të gjimnazit Sami Frashëri. Ca më gjatë se ky titull ka zgjatur vetë përfundimi i këtij romani. Autori e ka shkruar si fillim këtë roman në një kohë rekord prej disa javësh, në verë të...

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Në këtë libër autori merret, po si tek „Albanistani ynë“, me tema të ndryshme social-politike, por në hapsira më të gjera, duke kaluar kufijtë e Albanistanit dhe duke u hedhur në Europë e më tej. Shkrimet janë më të shkurtra, duket për t’mos e mërzitur lexuesin. Temat e të drejtave të njeriut mbizotërojnë faqet e librit.  

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Së fundi autori arriti të përfundojë edhe këtë vëllim të tretë me prova të shumta fjalësh, që tregojnë si evolucionin gjuhësor, ashtu dhe shumë ngjarje historike të mbuluara nga pluhuri kohës dhe ai i qëllimtë i kastave të dikurshme fetare. Në këtë vëllim autori sjell shumë fjalë nga gjuhë të ndryshme, përkthimet e të cilave ai i ka marrë nga kolegë të...

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    450 Lekë Nuk është në stok

    Në linjën e vëllimit të parë ecën dhe vëllimi i dytë i librit. Autori pasuron me shembuj të ndryshëm panoramën evolutive të gjuhëve, kryesisht asaj shqipe dhe disa të tjerave përreth. Ndërkohë që vëllimi i parë doli në pranverë të 2009-ës, vëllimi i dytë pasoi në verë të atij viti. Biles faqet e fundit autori arriti ti mbarojë me të shpejtë në pushimet e...

    450 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Nuk është në stok

    Ky libër nuk sjell ndonjë teori të re në pemën evolutive të gjuhëve, përkundrazi, duke u bazuar n’ato mësime shkollore të deritanishme mbi evolucionin gjuhësor, ky libër sjell copëza të reja në këtë pemë, kështu i tregon edhe një herë më qartë lexuesit ngjashmërinë dhe të përbashkëtat e gjuhëve. Autori R.Th. bazohet kryesisht në tre gjuhë, shqipja,...

    400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    330 Lekë Nuk është në stok

    Ironia, humori dhe sarkazma shoqërojnë thuajse të gjitha këto 33 tregime të para të autorit Robert Thomanikaj, tregime të skicuara dhe shkruara ndër vite. Titullin e librit e ka vënë botuesi, Petraq Risto, nga pëlqimi duket prej tij i njërit prej tregimeve të librit.

    330 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    490 Lekë Nuk është në stok

    Në këtë libër trajtohen katër historianë, me tituj dhe pa tituj, konkretisht Haxhi Sauku, Arsim Spahiu, A.F.Kocaqi dhe Elena Kocaqi, të cilët sipas autorit tonë R.Th. duan të na venë vetulla (me teoritë e tyre të gjuhës Mëmë pellazgo-shqipe dhe kombit baba pellazgo-ilir-shqiptar), por në fakt po na nxjerin sytë me këto teorira jo shkencore. Autori R.Th....

    490 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Çfarë është graviteti, si ka lindur ai, si vepron, pse? –pyetje këto që Njutoni nuk mundi tu përgjigjej, Ajnshtajni i kompleksikoi, përpiqet ti shpjegojë ky autor shqiptar! Si dhe tema të tjera! Idetë e këtij libri, autori ka dashur ti japë me kohë, e biles pjesërisht i ka dhënë edhe në libra të tij të mëparmë, e sidomos në një filmim të hedhur në Youtube...

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    590 Lekë Nuk është në stok

    Ky është libri i tretë me tregime i autorit R.Th.. Tashmë, i larguar nga temat e religjiozitetit dhe afruar atyre social-politikë, autori duket se ka nisur të operojë me ngadalë shpirtin e njeriut nga çobanët dhe sëmundjet e tij. Edhe ky libër përmban, po si dy librat e parë me tregime, 33 tregime, duke e çuar kështu numrin e tyre në 99; deri në daljen e...

    590 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Një atashe francez i kulturës, i zbritur në vjeshtën e vitit 1984 në aeroportin e Rinasit, sjell në novelën e parë disa enigma me vete, të cilat kanë një përfundim tragjik...  Ndërsa në novelën e dytë, po në vjeshtën e vitit 1984, një nënë plakë kërkon prej vitesh kockat e burrit të saj të zhdukur në burgun shqiptar. I riu Smajl e ndihmon plakën, ndonëse...

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Pyetja që ngre titulli i këtij libri merr një përgjigje jo të pakët në këtë punim të fundit –të deritashëm– të autorit. Në pikën kryesore të kësaj lufte, apo të këtij eposi, atë se ç’ka qenë lufta e Trojës, autori thotë se ai nuk sjell ndonjë gjë të re, duke i qëndruar mendimit tashmë të njohur, se kemi të bëjmë me një konflikt të gjatë fetar.

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    330 Lekë Nuk është në stok

    Ky është libri i parë i autorit, si i tillë nuk pretendon shumë në vetvete, po të përjashtojmë shumllojshmërinë e temave që përfshijnë vargjet e tij, të cilat ai i rendit me modesti më shumë tek vjershat, se sa tek poezitë, -sipas ndarjes që ai i bën –në parathënie të librit– vargut në përgjithësi. Këtë ndarje nuk e lë pa e përmëndur edhe një nga poezitë...

    330 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Në këtë libër gjejmë jo vetëm shkrime ku tregohet se si feja biblike përzihet fshehtas e pa kuptuar me shkencën, jo vetëm shkrime që tregojnë se si shkenca sa vjen e po bëhet me e komplikuar për masat e gjëra të miletit, por këtu gjejmë edhe shkrime me tema të ndryshme shkencore e, biles, deri filozofike.

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    33 tregime të tjera përbëjnë librin e dytë me tregime të autorit. Një pjesë e tyre janë idera dhe skicime të viteve të shkuar, të cilat ai ka mundur ti shkruajë të plota vetëm këto vite të fundit, (shiko përmbajtjen). Siç duket edhe nga titulli, në këtë libër janë përmbledhur tema që kanë të bëjnë kryesisht me religjiozitetin e njeriut. Por jo thjesht...

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Mbi principin e relativitetit, siç është quajtur gjithnjë ky botkuptim, siç quhej në fillim me të drejtë edhe nga Ajnshtajni, siç dëshiron ta quajë edhe ky autor i panjohur shqiptar, ishte parashikuar nga ky i fundit vetëm një kapitull i vogël në librin e tij mbi Dialektikën. Mirpo punimi i tij zgjati shumë, ndaj ai e përmblodhi atë në një libër më vete,...

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Në këtë libër trajtohen fillimisht dy kampet e etimologjisë shqiptare, ai zyrtar: Eqerem Çabej & Co., dhe ai jo-zyrtar “patriotik” i Agron Dalipaj & Co., duke u kritikuar nga autori ynë më shumë ai jo-zyrtar, për shkak se hullitë ku ky grup ka hyrë i kushtëzon atij gabime të para-programuara. Përveç atyre gabimeve që autori evidenton në të dyja...

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Nuk është në stok

    400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 20 nga 20 libra