"Antologji poetike për kuajt" nuk është një antologji poetike e thjeshtë apo një përmbledhje e rëndomtë e disa vjershave, e ndërtuar për të kënaqur kritere dhe arsye tematologjike. Kjo antologji është një prej dëshmive letrare e artistike të programit human e estetik të autorit që nis në fillim të viteve 1960 dhe që vijon deri në ditët e sotme.
Letërsi bashkëkohore shqipe-poezia
Roland Zisi ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit në përiudhën 1985 - 1989. Pedagog prej 22 vjetësh në Departamentin e Letërsisë, Universiteti "Eqerem Çabej", Gjirokastër.
Lëndën e këtij libri e përbëjnë një varg referatesh, kumtesash dhe artikujsh që janë shkruar gjatë njëzetë vjetëve të fundit dhe botuar nëpër periodikë shkencorë ose akte konferencash, seminaresh e simpoziumesh kombëtare e ndërkombëtare në të cilat autori ka qenë pjesëmarrës.