Rachel Renée Russell është shkrimtare amerikane, e njohur për serinë “Ditaret e peshkopes”. Ka lindur më 13 mars 1959 në Michigan (SHBA) dhe ka shkruar disa libra për fëmijë, të cilët tashmë janë bestseller ndërkombëtarë.
Autorja e serisë “Ditaret e peshkopes” vjen me një tjetër libër të dashur për lexuesit e vegjël: Jeta e Maks Çapkënit në shkollë dhe sherret me Dagun, i cili do ta kyçë heroin tonë në një dollap. Po çfarë ndodh? Pse Maksin e quajnë çapkën?
Nga seria fantastike e Maks Capkenit vjen nje tjeter liber fantastik: mjeshtrit e kurtheve: Cfare ndodh me peshkopin tone dhe mikeshen e tij, - hajdutet dhe aventura te tjera
Herën e fundit që folëm për heroin tonë, ai kishte ngecur mbi picën gjigante, pasi ishte rrëzuar orët e vona nga tubot e shkollës "South Ridge", i rrethuar nga tre kriminelë të pamëshirshëm! A do të copëtohet vallë Maksi copë e çikë si djathi mocarela mbi picën e fortë? A do ta hanë hajdutët e uritur picën me Maksin e ulur në të? A do të arrijë vallë...
A do të përfundojë udhëtimi që Niki ka ëndërruar nga "Tmerresisht i bukur " në "I tmerrshem"? Zbulojeni rrjedhën e aventurës në vëllimin e katërmbëdhjetë të serisë më të bukur për vajzat "Rrëfenja nga një mike JO DHE AQ e ngushtë".
Katërmbëdhjetë vjeçarja Niki Maksuell shkruan në ditar për përpjekjet e saj për të qenë popullore në shkollën e saj të re eksluzive, e pastaj për të gjetur vendin e saj pasi heq dorë nga të qenit pjesë e grupit të elitës.
Seria bestseller nderkombetar vijon ne shqip me librin e 10-te. Kesaj radhe misioni i Nikit eshte të fshehë 7 këlyshët nga 2 prindërit e saj, nga e gjithë shkolla dhe nga vajza zemërngushtë që është gjithnjë e gatshme për t’u hakmarrë!
Niki Maksuell, Mbretëresha e kësaj serie, është rikthyer më energjike se kurrë në këtë vëllim të njëmbëdhjetë të serisë më të vlerësuar prej New York Times!
Niki Maksuell, dhe shoqet e saj të ngushta, mezi po presin mbarimin e shkollës. Miq te rinj shfaqen dhe aventura te reja dalin ne skene. Po cfare ndodh ne vellimin e 12 te kesaj serie qe eshte kthyer me te shiturat per femije ne te gjithe boten?!
UOU! Festa e ditëlindjes së Nikit do të jetë më shumë sesa mbresëlënëse! Shoqet e saj të ngushta po planifikojnë një festë FANTASTIKE në pishinë, me torte, Dj dhe ftesat më perfekte. Organizimi I një feste të madhe për njëqind vetë është e lehtë, apo jo? Hëmm, gabim! Kur mamaja e saj thotë që kjo festë është me një kosto të pa përballueshme, duket sikur...
Tashmë e ambientuar në shkollën e saj të re dhe e rrethuar nga dy shoqe të mrekullueshme Kloi dhe Zoi, duket sikur jeta po tregohet shumë bujare me Nikin, sidomos kur fiksimi i saj në shkollë, Brandon i kërkon të jetë partnerja e tij në një eksperiment të rëndësishëm që ai po zhvillon në laboratorin e shkollës. Zbuloni në këtë këtë libër të dytë të serisë...
Ky është Ditari i një vajze peshkope, i cili të bën për të qeshur. Romani vazhdon me serinë e tretë të tij, me shumë aventura dhe skena, të cilat, teksa do ti lexoni, do të mbani barkun me dorë....
Ky roman rrëfen ditarin e një vajze peshkope, i cili të bën për të qeshur. Kësaj radhe sjellim vëllimin e katërt të serisë
Nikki Maxwell jep një këshillë për opinionin e gazetës së shkollës në librin e pestë të kësaj serie bestseller të Nju Jork Times për fëmijë dhe të rinj
Një tjetër libër magjepës nga seria e ditareve të Peshkopes nga Rachel Russel, autore bestseller e The Neë York Times. Por çfarë ndodh kësaj radhe me personazhin tonë? Duket se është koha për të kapërcyer pengesat që dalin përpara
Seria e Ditareve të Peshkopes vazhdon dhe për ata që kanë lexuar qoftë edhe njërin prej tyre, nuk mund të rrinë pa e ndjekur historinë gazmore të personazhit tonë: Ju sigurojmë se do të qeshni pafund. Ditarët e peshkopes kanë shitur deri më tani mbi 13 milionë kopje në mbarë botën.
Libri më i shitur për fëmijë, vazhdon me botimin e radhës: Në librin e 8 vazhdojnë aventurat e Nikit, së cilës i duket sikur gjendet në botën e përrallës.