Namik Dokle

Namik Dokle është gazetar, publicist, romancier dhe dramaturg. Veprat e tij janë botuar kryesisht pas viteve 2000 dhe në tre vitet e fundit ka provuar dramën duke sjellë për lexuesit edhe dy vepra. Pjesa aktive e angazhimit të tij ka qenë politika.

Namik Dokle lindi 11 mars 1946 në Durrës. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, si dhe në Fakultetin e Ekonomisë Agrare, Universiteti Bujqësor, Tiranë.


E ka nisur karrierën profesionale si gazetar në gazetën “ Puna” , më pas është zgjedhur kryeredaktor i kësaj gazete. Gjithashtu ka qenë kryeredaktor i gazetës “ Zëri i Popullit”.


Në funksionet e tij parlamentare në vitin 1997-2001 do të zgjidhej Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa në 2001-2002: Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 2010- Shtator 2013: Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në 2004-2005 do të mbante detyrën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në tetë legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme.


Namik Dokle është autor i disa librave publicistikë si Piedestale pa statuja dhe veprave letrare, si “Vajza e mjergullës”, “Mjegulla e dimrit të largët” dhe dramave “Shën Mëria e Beratit” dhe “Dënimi i dytë i Homerit”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 6 nga 6 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 100 Lekë Në stok
    I ri

    Ky roman, krejt i pazakontë në letërsinë tonë, ku muzgu i rënies së një perandorie të së keqes këmbehet me qartësinë shpirtërore të ftohtë, herë pas here të ngrirë, dhe, pastaj, me dhimbjen e pakufishme njerëzore, sjell në errësirën më të ftohtë ëndrrën e së ardhmes

    1 100 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Romani i ri i autorit Namik Dokle “Dhjetë gram nder”, - një gërshetim i jetës së përditshme me ementë të distopisë, - bën një radioskopi të shoqërisë në kohët moderne, ku gjithçka shitet dhe blihet, ku edhe vetë ekzistenca njerëzore ka dalë në treg. Ky është një roman që të trondit, por edhe të lë me një buzëqeshje ironike në buzë.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Po si jetohet kur të ndalojnë me dhunë të dashurosh? Çfarë ngjyre ka qielli, dielli, yjet dhe lulet? Ç’shije ka ajri, uji, puthja e munguar, përvëlimi i trupit në dëshirë? Ngjyrat dhe shijen e tërbimit - na e thotë Namik Dokle me romanin e tij “Ditët e lakuriqëve të natës”.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Ai erdhi sërish me një roman të ri. Për të na trazuar fort shpirtin në të gjitha skutat e tij, përmes fletëve të bardha të shkruara magjishëm. Te ky roman lodrojnë bashkë, në një gjeografi sa reale aq edhe mistike, jeta dhe vdekja, dashuria dhe urrejtja, dhimbja dhe gëzimi, krenaria dhe përçmimi, e shkuara dhe e tashmja; qielli, toka dhe nëntoka. Kjo botë...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Eshtë një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar; i dashurisë për vajzat, lulet dhe këngët e tyre, si edhe i paqtimit me fatin, duke e jetuar atë në çdo frymëmarrje.

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 6 nga 6 libra