Ricardo Güiraldes, 1886 - 1927, romancier dhe poet, ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Argjentinës. Ndoqi studimet për arkitekturë dhe drejtësi, por kurrë nuk i ushtroi këto profesione. Ishte Lorenzo Ceballos, ai që i zbuloi vlerat letrare të tij dhe e nxiti që ti kushtohej tërësisht letërsisë. Vepra më e rëndësishme e Güiraldes është romani "Don Segundo Sombra"
"Don Segundo" është një vepër mbresëlënëse dhe lexuesi e vlerëson pa masë forcën e karakterit të tij. Nisur nga ky detaj, Güiraldes vazhdimisht e thekson se është statuja morale e Don Segundos dhe jo ajo fizike që e përcakton atë si një shembull virtyti dhe humanizmi.