Roberto Saviano është ndër gazetarët, eseistët dhe aktivistët më të mëdhenj në Itali dhe Europë në luftën kundër mafias. Ai është autor i disa programeve televizive dhe librave bestseller në këto kauza
Roberto Saviano ka lindur në Napoli, më 22 shtator 1979. Gazetar, bashkëpunëtor i "La Repubblica", "L'Espresso", "Times", "El Pais", "Washington Post". Shkrimtar, autor i librit "Gomorra" 2006. Në dy vjet, "Gomorra" është përkthyer dhe botuar në 42 shtete 2006-2008, libri më i shitur në Gjermani, Angli, Holandë, Spanjë, Francë, Suedi dhe Finlandë "New York Times" e ka cilësuar si një nga librat më të rëndësishëm të 2007-ës.
"The Economist" e ka përfshirë në 100 librat e vitit Libri "Gomorra" është bërë film, me bashkëskenarist Roberto Savianon Më 24 shtator 2008, filmi "Gomorra" u zgjodh të përfaqësojë Italinë në garën për çmimin "Oskar", si filmin më të mirë të huaj "Gomorra" fitoi pesë çmime "Oskar" në Akademinë e Filmit Evropian, si filmi më i mirë, regjia më e mirë, aktori më i mirë, skenari më i mirë dhe fotografia më e mirë.
Filmi "Gomorra" fitoi çmimin "Grand Prix" në Festivalin e Kanës "Kamorra" e ka dënuar me vdekje autorin e "Gomorra"-s Roberto Saviano jeton i shoqëruar nga policia prej 13 tetorit 2006 14 tetor 2008, kërcënimi i fundit i "Kamorras": "Saviano i gjallë deri në Krishtlindje" .
Roberto Saviano hyn pa iu dridhur syri në realitetin që ngaherë e ka hetuar dhe kridhet në origjinalitetin e historive të përfytyruara me një roman të jashtëzakonshëm pafajësie dhe mujshie. Mizor, i dhunshëm, pa rrugëdalje. Pandeh se më kall frikë një fëmijë si puna jote? Mua për t’u bërë fëmijë m’u deshën dhjetë vjet, për të t’i bërë trutë përshesh më...
Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë.
Në këtë libër tërheqës dhe të dokumentuar deri në detaje, Roberto Saviano ka sjellë si logjikën sypatrembur ekonomiko-financiare dhe ekspansioniste të klaneve të Napolit dhe Caserta-s, që nga Secondigliano e deri në Casal di Principe, ashtu dhe fantazinë e ndezur, që logjikës së biznesit i bashkëngjit fatalizmin vdekatar të samurajëve gjatë Mesjetës në...
Vazhdon cikli "Banda e Fëmijëve" dhe Roberto Saviano kthehet të na rrëfejë për djemtë e ditëve tona, mizorë, të lindur në një tokë vrasësish e të vrarësh, të zhgënjyer nga premtimet e një bote që asgjë s’iu fal, aq më pak atyre. Të zijosur nga uria dhe sypatrembur nga mllefi. Të gatshëm të japin dhe të marrin puthje që lënë një shije gjaku.
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën Pas suksesit të jashtëzakonshëm me librin Gomorrah, Roberto Saviano na tregon se si e qeveris botën kokaina